• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LAJM I MIRË NGA SHBA/ Grupi i ekspertëve rekomandon miratimin e vaksinës Moderna
Home
Nderkombetare

LAJM I MIRË NGA SHBA/ Grupi i ekspertëve rekomandon miratimin e vaksinës Moderna

18 December, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Një grup këshilltarësh të jashtëm të Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) rekomandoi të enjten përdorimin emergjent të vaksinës së koronavirusit të kompanisë Moderna Inc në Shtetet e Bashkuara, duke ofruar efektivisht një mundësi të dytë për t’u mbrojtur nga COVID-19 për një vend të goditur rendë nga pandemia.

Grupi i ekspertëve ra dakord me me 20 vota pro, asnjë kundër dhe një abstenim se përfitimet e vaksinës i tejkalojnë rreziqet tek personat 18 vjeç e lart, një javë pasi i njëjti grup mbështeti një vaksinë të ngjashme nga kompania Pfizer Inc dhe partneri i saj gjerman BioNTech, që u pasua nga një autorizim për përdorim urgjent nga FDA një ditë më vonë.

FDA pritet ta japë këtë autorizim shumë shpejt, që të enjten ose të premten, duke siguruar një tjetër rreze shprese për Shtetet e Bashkuara ku më shumë se 300,000 vetë kanë humbur jetën nga COVID-19 – përfshirë një lartësi një shifër rekord prej 3.580 vdekjesh të mërkurën – ndërsa një numër rekord pacientësh rrezikojnë të mbingarkojnë spitalet dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor amerikan.

Vaksina e Modernës do të fillojë të shpërndahet sapo të marrë dritën e gjelbër nga FDA. Sekretari i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, Alex Azar i tha televizionit CNBC të enjten se 5.9 milion doza janë dhënë për guvernatorët e shteteve dhe ishin të gatshme për t’u dërguar në të gjithë vendin.

Vaksina e Moderna-s është zhvilluar me një teknologji të ngjashme me atë të Pfizer-it duke përdorur acidin ribonukleik, por mund të ruhet në temperatura shumë më pak të ulta sesa vaksina e Pfizer/BioNTech-ut. Kjo e bën atë një alternative më të mirë për zonat e thella e rurale. Të dyja vaksinat janë rreth 95 për qind të efektshme në parandalimin e sëmundjes bazuar në provat klinike të fazes së fundit.

Shtetet e Bashkuara kanë të ngjarë të furnizohen të parët me vaksinën e Moderna-s, dhe kanë nënshkruar për këtë një marrëveshje për të siguruar deri në 200 milionë doza. SHBA pret të marrë 20 milionë dozat e para këtë muaj. Vaksina e Moderna-s jepet në dy doza me distancë prej 28 ditësh nga njëra tjetra.

Kompania ka nënshkruar marrëveshje mbi vaksinën edhe me Kanadanë, Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe po kalon në procese shqyrtimi nga entet e tyre rregullatore.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se presin që të kenë 40 milion doza të vaksinave Pfizer / BioNTech dhe Moderna deri në fund të vitit – të mjaftueshme për të imunizuar 20 milion njerëz.

Vala e parë e dozave pritet të përcaktohet për punonjësit e kujdesit shëndetësor që trajtojnë pacientët me COVID-19 dhe banorët e pambrojtur dhe personelin e shtëpive të të moshuarve.

Dokumentet e përgatitura nga shkencëtarët e FDA-së dhe të bëra publike përpara takimit, thanë se një regjim me dy doza i vaksinës Moderna ishte shumë efektiv në parandalimin e COVID-19 dhe nuk ngrinte ndonjë çështje specifike sigurie

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Dëshmia e rrallë e njeriut që e takoi në zyrën si Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës: E vërteta e Ndue Marashit për të cilin...
Previous article HOROSKOPI 18 DHJETOR/ Do të jeni plot shpresë dhe aspirata... Ja çfarë thonë yjet për ju sot

s.autor

Postime të ngjashme

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje Botë

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar Botë

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT