• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KU LINDI KORONAVIRUSI? Kina më në fund “hap krah”, lejon një ekip kërkimor të hetojë
Home
Nderkombetare

KU LINDI KORONAVIRUSI? Kina më në fund “hap krah”, lejon një ekip kërkimor të hetojë

17 December, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë thanë të enjten se Kina do të lejojë një ekip ekspertësh ndërkombëtar të kësaj organizate të hetojnë origjinën e COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi.

Në një konferencë shtypi në Manila, Drejtori Rajonal i Emergjencave për OBSH-në, Babatunde Olowokure tha për gazetarët se kjo agjenci ka komunikuar me Kinën dhe po diskuton zonat që do të vizitojë ekipi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi të mërkurën se po dërgonte një ekip kërkimor në Kinë në javën e parë të janarit për të studiuar se si shpërtheu pandemia që deri tani ka shkaktuar më shumë se 1.6 milionë viktima në botë.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Associated Press, një anëtar i ekipit të OBSH-së që do të shkojë në Kinë, biologu gjerman Fabian Leendertz, tha se ka gjasa që vizita të fillojë në qytetin e Wuhanit, ku u identifikua për herë të parë koronavirusi në fund të vitit të kaluar. Pjesa më e madhe e kërkuesve besojnë se virusi u përcoll tek njeriu nga lakuriqi i natës.

Kina u ka rezistuar më parë thirrjeve ndërkombëtare për të hetuar origjinën e sëmundjes, duke thënë se thirrje të tilla ushqehen nga ndjenjat anti-kineze. Por tani është shprehur e hapur për dërgimin e një ekipi të OBSH-së.

Shtetet e Bashkuara, të cilat e kanë akuzuar Kinën se i fshehu përmasat e epidemisë, kanë bërë thirrje për transparencë në hetimet e OBSH-së dhe kanë kritikuar parakushtet, të cilat lejojnë që shkencëtarët kinezë të zhvillojnë fazën e parë të kërkimeve paraprake.

Media shtetërore kineze ka ngritur idenë se koronavirusi ekzistonte që më parë në vende të tjera, para se të zbulohej në Wuhan, duke përmendur ekzistencën e tij në pako me ushqime të ngrira dhe studime shkencore që pretendojnë se virusi po qarkullonte në Evropë që vitin e kaluar./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TËRMETI NË MILANO/ Ekspertja: Më i forti në 500 vitet e fundit
Previous article KORONAVIRUSI/ Turqia regjistron numrin më të lartë ditor të të vdekurve nga COVID-19

Delo.autor

Postime të ngjashme

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje Botë

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar Botë

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT