• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KOHA PËR NDRYSHIM”/ Basha rikthen sloganin e vjetër të Berishës së 2005-ës
Home
Politikë

“KOHA PËR NDRYSHIM”/ Basha rikthen sloganin e vjetër të Berishës së 2005-ës

17 December, 2020 F.autor Politikë

Nga Ylli Pata

“Supë e ringrohur”? ndoshta jo, por Lulzim Basha ka rikthyer fuqishëm ditët e fundit një sllogan të vjetër që kujton Partinë Demokratike të vitit 2005. “Është koha për ndryshim”-refreni i Bashës në postimet e tij kryesisht në twitter që merren edhe si logjikë e qëndrimit më shumë individual sesa të stafit që e mirëmban rrjetin social.

Përveçse një këngë e porositur për fushatë, e që u kthye në hit nga grupi legjendar shqiptar “Elita 5”,  “Koha për Ndryshim” është slogani i Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 2005.

Kur Sali Berisha u bë kryeministër pasi në vitin 1997 kishte dhënë dorëheqjen si President. Pasojë e një viti ku pasi e çoi vendin në anarki, përplasje sociale e ardhje në vend të trupave ndërkombëtare me vendim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së e në fund humbi zgjedhjet parlamentare, një vit pasi kishte fituar gjithçka.

Ka dy versione të analizimit të këtij slogani: ose vërtetë do të kthehet tek ajo kohë që shumë demokratë e quajnë “të lavdishme” ose vërtet fantazia dhe idetë në PD janë të mangëta.

Tek e para, mund të thuhet se nuk ka asnjë gjë të keqe nëse kthen një aksiomë politike të së kaluarës që ka qenë e rëndësishme dhe aktuale sot. Donald Trump, edhe pse është miliarder dhe ka mundësi të besojë këdo nga njerëzit që prodhojnë slogane PR, zgjodhi parullën e Ronald Reganit pas 35 vjetësh “Make Amerika great Again” nuk ishte një kopjim i thjeshtë por një rizgjim, apo identifikim me modelin e Ronald Reganit.

Trump, në fakt nuk e fshehu asnjëherë që donte të bënte remake të presidentit më popullor të republikanëve pas skandalit të Niksonit.

E në rastin tonë, kemi motamo një remake të Lulzim Bashës në modelin e Sali Berishës së 2005-s. Sepse kështu i bie. OK, këtë e pëlqejnë shumë demokratë të zjarrtë, që Berishën e kanë idol politik. Por a ishte Sali Berisha një “Regan” që “Trumpi”-Lulzim t’i marrë slloganin që të ndryshojë kohën?

Eh, këtu është debati i madh, por jo i vetmi, pasi përveç këtij komponenti mund të thuhet a është ajo PD që ka qenë në 2005?

Thjesht për kujtesë: në atë kohë Sali Berisha mblodhi në PD të gjitha partitë që kishin dalë nga kjo parti. Të gjitha: pashkon, Rulin, Imamin, Pollon, Shehu, etj etj. Përveç kësaj formoi KOP-in ku publikoi për njerëzit një numër të madh intelektualësh nga shoqëria civile. Mori në PD gati gjysmën e partisë së Skënder Gjinushit, që kishte pasur dikur edhe 21 deputetë me Dhori Kulen të parin që e bëri anëtar kryesor të PD-së. Pra Berisha arriti një koalicion të madh politik të brendshëm.

Ndërkaq, në atë kohë, Ilir Meta sapo i shkëputur nga PS, formoi LSI-në që i shkaktoi dhumbje ish-partisë së tij kudo që kandidoi emra të rëndësishëm të ish-PS-së.

Në 2005, edhe pse nuk i dhanë mazhorancën absolute, ngaqë atë e arriti me Lufter Xhuvelin, Sali Berisha, gjithsesi e mori besimin elektoral edhe njëherë të “nusërojë”. Por sot, nuk është në lojë Sali Berisha i para 2005-s, por ai i pas kësaj kohe, shkoqur i Gërdecit dhe 21 Janarit.

Disa militantë të PD-së do të thonë natyrisht edhe i anëtarësimit në NATO, edhe i liberalizimit të vizave, edhe i Rrugës së Kombit, etj. Po, natyrisht por në 2013, “Koha për Ndryshim” i humbi zgjedhjet për Gërdecin dhe 21 Janarin, pasi nëse njerëzit do të mendonin se Saliu ju hoqi vizat e i futi në NATO, natyrisht që do t’i kishin dhënë mandatin e tretë.

Shqiptarët nuk e konsiderojnë Sali Berishën si Ronald Regani, e as Bashën si Trump, ndaj nuk e kuptojnë as pse kopjon këtë model.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DALIN SHIFRAT E COVID-19/ Rritet numri i viktimave, 787 INFEKTIME të reja në 24 orë (BILANCI)
Previous article "KAM QENË 14 VJEÇ KUR SHKOVA NË TURQI"/ Nik Xhelilaj tregon vendimin që i kushtoi shtrenjtë (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE NË SALLËN E KUVENDIT/ Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë Breaking News

TENSIONE NË SALLËN E KUVENDIT/ Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

PD KËRKON TËRHEQJEN E REFORMËS TERRITORIALE/ Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet Politikë

PD KËRKON TËRHEQJEN E REFORMËS TERRITORIALE/ Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet

REFORMA TERRITORIALE/ Rama në mbledhjen e grupit: Është vendim politik, kush voton kundër, largohet! ‘Lëkundet’ Vullnet Sinaj Breaking News

REFORMA TERRITORIALE/ Rama në mbledhjen e grupit: Është vendim politik, kush voton kundër, largohet! ‘Lëkundet’ Vullnet Sinaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT