• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Reagon policia/ Masazhet, qendra relaksi apo prostitucioni?
Home
Rajon

Reagon policia/ Masazhet, qendra relaksi apo prostitucioni?

4 January, 2018 k.autor Rajon

Hotelet, lokalet me “muzikë live” dhe qendrat e masazheve janë disa nga vendet ku zhvillohet prostitucioni në Kosovë. Së fundi ndër më të frekuentuarat janë qendrat e masazheve.

Mjaft interesante është edhe një nga ofertat për punësim në këto vende, ku kusht i vetëm është të jesh femër.

Në lidhje me këtë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë për Lajmi.net se në disa raste janë evidentuar kur në sallone masazhi janë kryer edhe veprimtari të kundërligjshme si mundësim dhe marrje me prostitucion.

“Vetëm në periudhën kohore janar-nëntor 2017 nga DHTQNJ e PK-së, janë kontrolluar gjithsej 146 lokale, prej tyre 37 janë mbyllur me vendim të inspektorëve për shkak të gjetjes së parregullsive gjatë ushtrimit të aktiviteteve”, ka thënë Hoxha.

Sipas tij, përgjegjësia për verifikim të dokumentacioneve, licencimin dhe plotësimin e kushteve për ushtrim të veprimtarisë, bie mbi ato institucione që janë kompetente për dhënien e lejeve të punës dhe përcjelljen e veprimtarisë.

“Ne mbesim të përkushtuar për bashkëpunim me të gjitha institucionet përkatëse që kanë përgjegjësi për mbikëqyrjen e veprimtarisë së këtyre bizneseve të cilat kohëve të fundit janë gjithnjë e në rritje, gjithashtu zotohemi në trajtimin sa më profesional të të gjitha atyre rasteve ku dyshohet se kryhen veprimtari që bien ndesh me ligjet pozitive të Republikës së Kosovës”, është shprehur Hoxha.

Vlen të theksohet se ndër objektivat kryesore të Drejtorisë për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore (DHTQNJ-së) që vepron në kuadër të Policisë së Kosovës është parandalimi dhe hetimi i veprave penale të Trafikimit me Njerëz, Mundësimi në Prostitucion, Ofrimi i Lokaleve për Prostitucion si dhe veprave tjera penale që ndërlidhen me trafikimin me njerëz.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Marca hedh 'bombën': Sanchez ka marrëveshje me Cityn
Previous article STEPHEN COLLINSON: Konflikti i rrezikshëm midis Kim dhe Trump, se kush e ka “më të madh dhe të fuqishëm”… butonin bërthamor!

k.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT