• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Dita kur u shua një “revolucion” fals
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Dita kur u shua një “revolucion” fals

15 December, 2020 Redaktor1 OP-ED

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, “revolucioni i gurëve”, u shua në ditën e saj të shtatë. Nuk ishte një nga ato shuarjet “biblike”, me simbolikën e 6 ditëve të punës së palodhur të Zotit për krijimin e botës sonë dhe me ditën e fundit, të bërë pushim.

Ishte thjeshtë fundi pa lavdi i një kauze false, të ngritur mbi mite të rreme, përmes propogandës opozitare. Ishte fundi logjik i një trazire artificiale, e sponsorizuar nga lidershipi i opozitës, e cila pushoi së ekzistuari sapo iu bë e ditur në sy organizatorëve se “revolucionarët” thjeshtë po paguheshin prej tyre për të bërë shfaqje publike përmes transmetimeve televizive live.

“Revolucioni” i ri, nuk u shua sepse u mbaruan gurët për të goditur institucionet kushtetuese të vendit dhe për të shkatërruar me dhunën e verbër të të rinjve të manipuluar nga opozita, prona publike dhe ajo private. Jo! “Revolucioni i gurëve” u shua, sepse edhe ndërkombëtarët, e identifikuan me emër e mbiemër dorën e padukshme që i hidhte ato…

Ishte thjeshtë një “revolucion” fals, i nxitur artificialisht nga lart, për nevojat e axhendës politike të ditës. Ishin fëmijë, adoleshentë dhe të rinj, që dolën në rrugë jo nga “shpirti i revoltës”, “nga mllefi i akumuluar”, apo sepse kishin ndonjë kauzë në shpirt për të luftuar dhe për ta fituar. Ishin njerëz të manipuluar, që u përdorën si sebep, pas vrasjes tragjike të 25 vjeçarit në Laprakë.

E vërteta u bë publikë, pasi Ambasadorja e Sheteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim i deklaroi përfaqësuesit të lidershipit opozitar se “kishte të dhëna që paguheshin njerëz për të dalë në protestë për të dhunuar institucionet” kushtetuese të vendit. Kaq e thjeshtë është. Pas kësaj, shfaqja u ndërpre dhe vijimi i saj, u kuptua se ishte krejt i kotë.

Ranë kështu si me magji të gjitha ato fjalë të bukura e patetike të propogandës dhe medias pranë opozitës, së bëhej fjalë për një organizim spontan përmes rrjeteve sociale të të adoleshentëve të lagjeve periferike që po i jepnin një leksion të mirë edhe prindërve të tyre. E shumë e shumë broçkulla të tjera të këtij lloji, nga ato që gati gati ua bënë mishin kokërr atyre që mund tu kenë besuar, kur dëgjuan për shpërthime të tilla idealizmi të dlirë në qytet.

Pas kësaj është e sigurtë se askush prej tyre nuk do meret më me “revolucionin” në gotën e interesave politiko- elektorale të Ilir Metës, Sali Berishës, Lulzim Bashës e Monika Kryemadhit. Askush nuk do e pranojë të vërtetën e thjeshtë kështu siç është. Askënd nuk do e vrasë ndërgjegja, e aq më pak të pendohet. Sepse ishin thjeshtë pjesë e dekorit të “revolucionit”, i cili ka patur gjithmonë nevojë jo vetëm për ata që hedhin gurët, por mbi të gjitha fjalët.

Ka prej tyre që janë aq të verbër, sa as nuk duan ta shohin atë që ka ndodhur, ndaj vërtetë e besojnë se kishin të bënin me një “revolucion” të vërtetë. Të verbërit duken më të verbër, pikërisht në një situatë si kjo. Ndaj, edhe vihen në kërkim të “fajtorëve” që ua prishën ëndrrën, që tu bëhej realitet. E sigurisht ndër më të mëdhenjtë fajtorë për ta, janë pikërisht ata që u kanë thënë njerëzve të vërtetën ashtu siç edhe e panë vetë me sytë e tyre sot, në ditën e shuarjes së “revolucionit”.

“Revolucioni i molotovëve” i 2019 u shua, kur opozitës iu lag baruti. “Revolucioni i gurëve” i 2020 u shua, kur u identifikua dora e padukshme që i gjuante ato. Po presim, sesi do jetë “revolucioni” i 2021. Sepse opozita jonë vetëm në këtë pikë nuk të zhgënjen kurrë. Ka 30 vjet, që nga “revolucioni” vjen, e në “revolucione” shkon!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKON PAMJET/ Rama në Shijak te shkolla E RINDËRTUAR: Ja pse ia vlen të durosh dhe të vazhdosh përpara
Previous article WOLVES-CHELSEA/ I papërmbajshëm, ylli Giroud zhbllokon sfidën me një "PERLË" (VIDEO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT