Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot shkollën “Kajo Karafili” në Shijak, e cila u dëmtua nga tërmeti, por tashmë është e rindërtuar.
Në hyrje të derës së shkollës një nga nxënëset e priti Ramën me një vazo me lule në dorë, për ta falenderuar për rindërtimin e shkollës, ndërsa kryeministri iu përgjigj me një batutë.
“Do ta mbjellim diku te kryeministria të vijnë ta shkulin”, tha Rama, duke iu referuar protestave të fundit në Tiranë.
Siç shihet në fotot e publikuara nga Rama në rrjete sociale, shkolla është e rindërtuar në një mënyrë shumë moderne, në formë drejtkëndëshi dhe në mes me disa fusha futbolli dhe volejbolli, oborr të mjaftueshëm dhe disa pemë të mbjella.
“Ja pse ia vlen të durosh dhe të vazhdosh përpara”, shkruan Rama krahas fotove të publikuara.


