• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROTESTAT E DHUNSHME/ Rama: S’janë zemëratë kundër qeverisë, por keqpërdorje e të rinjve…
Home
Politikë

PROTESTAT E DHUNSHME/ Rama: S’janë zemëratë kundër qeverisë, por keqpërdorje e të rinjve…

15 December, 2020 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama thotë se protesta nuk është kurrsesi një zemëratë ndaj qeverisjes, por një përdorim i të miturve nga kundërshtarët politik.

Unë mendoj që është fatkeqësi e madhe që njerëz me eksperiencë, me prani publike, me përgjegjësi publike, si ata që quhen analist apo opinionist që shfaqen në ekrane apo shprehin opinionet e tyre në portale të jenë kaq të mbushur me një ndjenjë, saqë të mos e ngrenë zërin për një fakt tmerrësisht të trishtueshëm që është shfaqur këto ditë në Shqipëri, për abuzimin me të miturit dhe ta interpretosh këtë shfaqje si shpërthim i një zemërate popullore. si shëmbëlltyrë e një revolte gjenuine që vjen nga fustrim i brendshëm i shoqërisë, si një shembull për t’u marrë sa i përket vandalizmave, do të thotë që vërtetë duhet të ndihemi të alarmuar, jo unë si kryeministër, s’flas këtu për qeverinë se këto shkojnë e vijnë. Përtej skandalozes, është një turp i pashoq, të shikosh njerëz që mund të kenë të gjithë arsye për të pasur angazhimin me mish e me shpirt kundër qeverisë, por që të arrijnë deri në këtë pikë dhe të riabuzojnë me të miturit duke i përdorur si argument për të vazhduar të pikturojnë një panoramë të një revolucioni që kanë kohë ta nxisin dhe e presin është rënie në një nivel që nga pikëpamja humane është katastrofë. Nuk gjej fjalët, për të arritur të arsyetojë analistë që predikojnë dhunë, opinionistë që argumentojnë dobinë që ka për shoqërinë djegia. Nuk e kam gjetur as te filozofët apo teoricienët e ekstremit të majtë në Francë, që në protestat dembabadem të Francës të nxjerrin një fjalë për të amnistuar dhunë. Ca janë këta, kush është shqetësimi im sot, dhe po flas i zhveshur nga pozicioni, shqetësimi është si mund të arrihet këtu. Boko Haram është një organizatë terroriste që ka marrë stafetën e të tjera forcave që në histori kanë shfrytëzuar të miturit, si mund të ndodh kjo në Shqipëri, nuk janë ata fëmijët të vëtedijshëm për atë që bëjnë, nuk janë ata të motivuar nga politika në qenien e tyre apo ideja e një drejtësie, janë të abuzuar. Ata që vandalizuan PS në Shkodër, s’janë fajtor apo të vetëdijshëm, janë fëmijë që nga familja kanë problematika të tyre, por ato që janë pas tyre janë kriminel”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Si iu imponua modeli i Greta Thunberg botës dhe adoleshentët me gurë të Shqipërisë
Previous article SHPËRBLIMET E VITIT TË RI/ Rama: Qeveria do japë 34 milionë dollarë për pensionistët, nga...

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme Aktualitet

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës Politikë

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës

PARASHIKIMI I MOTIT/ E diela me temperatura të larta, temperaturat ngjiten deri në 39°C! Ja qytetet ku pritet të jetë më nxehtë Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ E diela me temperatura të larta, temperaturat ngjiten deri në 39°C! Ja qytetet ku pritet të jetë më nxehtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT