• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARRIN FUND “DILEMAT”/ Kolegji Zgjedhor konfirmon fitoren e Joe BIDEN
Home
Nderkombetare

MARRIN FUND “DILEMAT”/ Kolegji Zgjedhor konfirmon fitoren e Joe BIDEN

15 December, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare, Politikë

Demokrati Joe Biden fitoi të hënën votimin shtet për shtet të Kolegjit Zgjedhor, që përcakton zyrtarisht presidencën në SHBA.

Kalifornia, shteti më i populluar i vendit, i dha zotit Biden 55 votat e saj elektorale, duke bërë që ai të kapërcejë zyrtarisht totalin e 270 votave, të nevojshme për të siguruar Shtëpinë e Bardhë.

Bazuar në rezultatet e nëntorit, Biden fitoi gjithsej 306 vota të Kolegjit Zgjedhor kundrejt 232 të Republikanit Donald Trump.

Më herët gjatë ditës, elektorët në disa shtete kryesore fushë-betejë ku zoti Trump u përpoq pa sukses të ndryshonte rezultatin – Arizona, Xhorxhia, Miçigani, Nevada, Pensilvania dhe Uiskonsini – votuan gjithashtu për zotin Biden, i cili pritet të marrë detyrën në 20 Janar.

Presidenti i zgjedhur Biden pritet të mbajë një fjalim në në 7:30 të mbrëmjes.

“Flaka e demokracisë u ndez në këtë vend shumë kohë më parë,” thuhet në fjalimin e tij, fragmente të të cilit u publikuan paraprakisht nga ekipi i tij i tranzicionit. “Dhe ne tani e dimë se asgjë, madje as një pandemi, apo një abuzim i pushtetit, nuk mund ta shuajë atë flakë… Në këtë betejë për shpirtin e Amerikës, demokracia fitoi,” thueht në fjalim.

Por zoti Trump, ende këmbëngul në mënyrë të pasaktë se ai ka fituar në zgjedhjet e muajit të kaluar.

“Kjo çështje nuk është mbyllur”, tha zoti Trump për televizionin Fox News në një intervistë të dielën në mëngjes, megjithëse dhjetra padi lidhur me pretendimet e tij se po i mohohet padrejtësisht një mandat i dytë, janë hedhur poshtë nga gjykatat.

“Ne vazhdojmë përpjekjet. Kemi çështje të shumta në shkallë lokale. Ne fituam në Pensilvani. Fituam në Miçigan. Fituam në Xhorxhia me diferencë të madhe”, tha ai.

Por zyrtarët e zgjedhjeve në shtete kanë arritur përfundim tjetër dhe anëtarët e Kolegjit Zgjedhor u mblodhën të hënën në kryeqytetet e shteteve në të gjithë vendin për të votuar.

Kolegji Zgjedhor është ai që përcakton fituesin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA jo vota popullore, megjithëse zoti Biden kryeson edhe në atë kategori, me më shumë se 7 milionë vota.

Kongresi shqyrton dhe finalizon rezultatin zyrtar të Kolegjit Zgjedhor më 6 Janar.

Disa anëtarë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve, me në krye ligjvenësin Mo Brooks nga Alabama, kanë në plan të përpiqen të shfrytëzojnë seancën e numërimit të votave të Kolegjit Elektoral në Kongres, për të përmbysur rezultatin në favor të zotit Trump.

“Në bazë të Kushtetutës, ne kemi një rol më me peshë sesa Gjykata e Lartë, sesa çdo gjykatës federal, sesa çdo gjykatës i një shteti,” tha zoti Brooks për gazetën New York Times. “Ne marrim vendimin përfundimtar.”

Asnjë Kongres nuk ka zhvleftësuar votat elektorale të një shteti që nga shekulli i 19-të dhe nuk ka gjasa të ndodhë as muajin e ardhshëm. Inaugurimi presidencial ku zoti Biden pritet të marrë detyrën është planifikuar më 20 janar, dy javë pas certifikimit të rezultateve nga Kongresi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA/ Dorëhiqet Prokurori i Përgjithshëm, ja kush e zëvëndëson
Previous article PIOLI MERR LAJMIN E KEQ/ Mbrojtësi Gabian u dëmtua ndeshjen ndaj Parmës, ja sa do të mungojë...

F.autor

Postime të ngjashme

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje Botë

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT