• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REFUZOJNË KRYEMADHIN DHE LSI/ Aleatët e Bashës: Ja si do shkojmë në ZGJEDHJE. Dy koalicione dhe…
Home
Politikë

REFUZOJNË KRYEMADHIN DHE LSI/ Aleatët e Bashës: Ja si do shkojmë në ZGJEDHJE. Dy koalicione dhe…

13 December, 2020 F.autor Politikë

Pas verdiktit të Komisionit të Venecias duket se tashmë është e vendosur që partitë e opozitës do të grupohen rreth Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Aleatët e PD, kryerepublikani Fatmir Mediu dhe kryetari i PDK Nard Ndoka gjykojnë se strategjia më e mirë që votat e opozitës të prodhojnë sa më shumë mandate është dalja me dy koalicione.

“Mendoj që ka një historik elektoral, gjithsecila parti politike, ka personalitete në lojë të cilat kanë vlerë politike dhe elektorale dhe në bazë të tyre ndërtohet marrëdhënia. Gjasat janë që ndoshta duhet të shkojmë drejt dy koalicioneve”, deklaroi kryetari i PR per vizion plus.

Ndërsa nënkryetari i PDK ka nënvizuar se “Unë shikoj mundësinë e daljes me dy koalicione. Besoj që kjo është një metodë për ta fundosur edhe skemën e Ramës vetë, pra për maskimalizimin e votave”!

Ende nuk është e qartë se cila parti do të pranojë të garojë me siglën e LSI, por dihet se Fatmir Mediu do të jetë me PD, e po ashtu edhe Nard Ndoka, i cili pritet të garojë sërish në Shkodër.

“Edhe historia ime personale padiskutim që është e lidhur me të djathtën, është e lidhur me PD dhe padiskutim që unë e shoh veten pjesë të një koalicioni me PD”, deklaron Ndoka.

Por 4 muaj para zgjedhjeve, më shumë se taktika elektorale, për aleatin më të ngushtë të PD Mediu, i rëndësishëm është bashkimi i të gjithë faktorëve politike.

Ndërkohë që Mediu nënvizon se “po ashtu është shumë e rëndësishme që ne të përfshijmë në këtë marrëdhënie pa asnjë lloj dallimi të gjitha forcat politike të vjetra e të reja. Nuk është çështje raportesh individuale, është çështje qëllimesh politike që asnjë votë e së djathtës të mos i shkojë të majtës, pra të tentojmë që ti kthejmë në mandate” !

Në 17 shkurt sipas Kodit Zgjedhor është afati i fundit për regjistrimin e partive politike; e duket nga të gjitha partitë e koalicionit opozitar do të regjistrohet vetëm PD e LSI; partitë e tjera për shkak të ndryshimeve kushtetuese dhe të Kodit Zgjedhor kanë vetëm mundësinë e garës nën siglën e këtyre partive.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET E FUNDIT NGA SHBA/ Fillon shpërndarja e vaksinave; vaksinimi fillon të...
Previous article DALIN SHIFRAT E COVID-19/ Në 24 orët e fundit 788 INFEKTIME të reja, ja sa persona kanë humbur jetëmn (BILANCI)

F.autor

Postime të ngjashme

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme Breaking News

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme

TENSIONE NË SALLËN E KUVENDIT/ Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë Breaking News

TENSIONE NË SALLËN E KUVENDIT/ Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT