• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PANDEMIA/ Maqedonia e Veriut synon VAKSINIMIN e 70% të popullatës
Home
Rajon

PANDEMIA/ Maqedonia e Veriut synon VAKSINIMIN e 70% të popullatës

13 December, 2020 F.autor Rajon

Maqedonia e Veriut synon të vaksionoj mes 60 dhe 70 për qind të popullatës, për ta mbrojtur nga përhapja e koronavirusit të ri, që shkakton sëmundjen COVID-19. Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe ka thënë se popullata nuk duhet të ketë frikë, meqë bëhet fjalë për vaksina të sigurta, e që shihen si mundësi e vetme për përballje me pandeminë dhe kthimin e jetës në normalitet.

“Qeveria do të siguroj sasi të mjaftueshme të vaksinave, si përmes sistemit COVAX ashtu edhe përmes ofertave tjera të Bashkimit Evropian. Tani kemi mundësi të shumta për kontrata direkte me kompanitë. Vaksinat kundër koronavirusit janë plotësisht të sigurta, dhe vaksinimi është mënyrë e vetme për t’i dhënë fund pandemisë dhe për t’u kthyer në normalitet. Qëllimi jonë është që të vaksinojmë prej 60 deri 70 për qind të popullatës, që besojmë se është e mjaftueshme për të arritur imunitetin dhe të fitojmë betejën ndaj koronavirusit”, ka deklaruar Filipçe në një video të publikuar në rrjetet sociale.

Ai gjithashtu ka reaguar kundër lajmeve që po publikohen në rrjete sociale e media të caktuara, e të cilat kanë të bëjnë me vaksinën.

“Jemi dëshmitarë të më shumë lajmeve të rreme lidhur me vaksinën dhe vaksinimin. Dua t’ju bindë se të gjitha vaksinat janë të sigurta. Ato po bëhen sipas protokollove dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim”, ka theksuar Filipçe.

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, më 11 dhjetor bëri të ditur vendimin e qeverisë për ndarjen e mjeteve financiare për mbi 800 mijë vaksina, që sipas tij pritet të arrijnë në tre muajt e parë të vitit 2021.

Maqedonia e Veriut të shtunën ka regjistruar 19 persona të vdekur dhe 982 të infektuar me koronavirusin e ri. Aktualisht me këtë virus janë diagnostikuar mbi 73 mijë persona, prej tyre rreth 49 mijë janë shëruar ndërsa aktiv janë afër 22 mijë të tjerë. Numri i të vdekurve ka arritur në 2.096 persona.

Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik bëjnë të ditur se 68.2 për qind e viktimave kanë pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese, kryesisht kardiovaskulare. Pjesa dërrmuese të viktimave janë të moshës mbi 60 vjeç ndërsa sa i përket gjinisë, mbi 1.200 janë meshkuj kurse rreth 700 gra./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET E TRISHTA/ Vijon “urrejtja” ndaj SEMAFORËVE, protestuesit shkulin edhe sinjalistikën rrugore
Previous article LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Geona-Juventus. Rezultati 1-3

F.autor

Postime të ngjashme

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje? Breaking News

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT