• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROTESTAT/ Tre mesazhet amerikane për “ish-pushtetarët” dhe një mesazh i Metës për ndërkombëtarët
Home
Politikë

PROTESTAT/ Tre mesazhet amerikane për “ish-pushtetarët” dhe një mesazh i Metës për ndërkombëtarët

13 December, 2020 F.autor Politikë

Në një mesazh të ambasadës amerikane të premten në mbrëmje, binte në sy cilësori “ish-pushtetarë” referuar treshes Berisha-Meta-Basha, duke i konsideruar pikërisht ata si nxitës të protestave të radhës karakterizuar nga dhuna ndaj institucioneve, “të harruara” që pranverë-verën e 2019.

Po pse “ish-pushtetarë”? Mos ndoshta thjesht një trill gjuhësor?  Aspak!  Gjuha diplomatike, e një vendi me peshë të madhe diplomatike në mesazhe politike, mirëkurohet në këtë rast.

Tre “zogj” mendohet se mund të kenë qenë në shënjestër të “gurit” të gjuajtur nga Uashingtoni.

E para, ajo që edhe pse kësaj here nuk jeni në krye të protestave, padyshim dihet që pas tyre jeni ju.

E dyta, per t’ju kujtuar se politika amerikane i sheh për çdo rast si ish-pushtetarë, pra si njerëz që kanë patur në dorë përgjegjësi qeverisëse, e si të tillë nuk mund të kenë kauza risimtare.

E treta, se si “ish”, me ketë sjellje politike, mund të tillë të mbeten – “ish”, pa e provuar më shijen e pushtetit.

Nga ana tjetër, në mesazhin gati të lakuriqtë të Metës paraditen e së shtunës, në fund, pasi nxitej rinia të vijonte protestat, gjuha shkonte atje ku dhemb dhëmbi – te Reforma në Drejtësi.

“Askush se mendoi se kjo do të ishte një reformë që do të ndryshonte Shqipërinë, ishte kapje e organizuar e shtetit dhe e drejtësisë, një humbje e madhe kohe për vendin. 3 vite pa gjykatë Kushtetuese”, ishin fjalët e Metës.

Edhe pse sulmet ndaj reformës Meta ia faturon qeverisë, dihet që ajo ka ndërkombëtarët si avokatët me të fortë, siç dihet dhe që për reformën në fjalë, Meta është përplasur më keq me ndërkombëtarët se me Ramën.

Dhe, ndërfutja e Reformës në Drejtësia si arsye e protestave, të nisura ato me kauzën e të ndjerit Klodian Rasha, është mesazhi, në formë presioni që Meta u përçon avokatëve të tyre ndërkombëtarë, pa ekuivok: po, pas tyre jam unë!

Pas kësaj, leximi është i qartë: reforma duhet negociuar, përndryshe, dhuna nuk ndalet! /tesheshi.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DISFATA NË DERBI NDAJ REAL MADRID/ Simeone: Humbja pritej, ne e kishim shumë të vështirë për të kapur ritmin...
Previous article ZYRTARE/ Pas humbjes me "MANITA" ndaj Stuttgart, klubi i Dortmund merr vendimin për trajnerin Favre

F.autor

Postime të ngjashme

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme Breaking News

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme

TENSIONE NË SALLËN E KUVENDIT/ Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë Breaking News

TENSIONE NË SALLËN E KUVENDIT/ Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT