Selia e Partisë Socialiste në Shkodër që dje u dogj nga protestuesit është riparuar brenda natës.
Lajmin e ka bërë me dije ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili është emëruar drejtues i qarkut të Shkodrës nga PS, Ilir Beqaj.
Ai ka postuar disa foto në rrjetet sociale ku shihet se janë vendosur xhamat e rinj, tavolit dhe karrige, teksa shihen edhe punëtorët që lyejn muret.
“Kjo e sotmja, 12 dhjetor 2020, ka qënë një ditë e trishtueshme dhe e mërzitshme për shumë njerëz në Shkodër.
Të trishtuar janë ndjerë shumë shkodrane e shkodranë, të cilëve u kërkoj ndjesë. Përpos shqetësimeve shëndetësore në familje e të afërm të krijuara nga sëmundja e Covid 19, përpos vështirësive ekonomike të krijuara nga ngërçi i ekonomisë prej pandemisë, ndjesia e zjarrvënies në mes të qytetit e rëndëon psikozën individuale dhe kolektive.
Të mërzitur janë ndjerë shumë socialiste e socialistë shkodranë. Edhe simpatizantë e mbështetës të PS-së. Midis tyre ka edhe shumë të indinjuar. Kam komunikuar gjatë gjithë ditës me disa prej tyre. E mirëkuptoj zemërimin e tyre. Por besoj se tani në darkë, jemi të vetdijshëm se durimi dhe përulësia me të cilën e përballëm gjatë paradites sulmin ndaj selisë ka ndikuar drejtpërdrejt në lartësimin e qytetarisë shkodrane.
Me fotot nga përfundimi i eleminimit të dëmtimeve të paradites së sotme të selisë së PS-së, ju uroj të gjithëve në Shkodër, natën e mirë, gjumë të qetë dhe të dielë të këndshme nesër, meqë edhe moti do të jetë pa shi,” shkruan ai në postimin e tij.
Kujtojmë që protestuesit dolën ne rrugë për të kërkuar drejtësi për vrajen e Klodian Rashës, ata kishin lajmëruar se do ishte një protestë e qetë, por që në fakt nuk rezultoi ashtu. Porestuesit u nisën nga sheshi ‘Luigj Gurakuqi’ dhe ndaluan në selinë e PS-së, ku thyen e bastisën selnë dhe më pas në ambientet i jashtme i vunë flakën sendeve.





