• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RINDËRTIMI/ Inspekton punimet në Durrës, Rama: 2084 familje hyjnë në shtëpi të reja. 12 pallate do…
Home
Politikë

RINDËRTIMI/ Inspekton punimet në Durrës, Rama: 2084 familje hyjnë në shtëpi të reja. 12 pallate do…

12 December, 2020 F.autor Politikë

Kryeministri Rama në Durrës ka inspektuar sot nga afër një kantier ndërtimi në Durrë, ku ka nisur puna për rindërtimin e pallateve të shembura, prej të cilëve 12 do të ndërtohen të reja në pikat ku u shembën të vjetrat dhe të tjerat në lagjen e re të Spitallës, me financimin e qeverisë mike të Emirateve të Bashkuara.

Kryeministri u shpreh se në të gjithë bashkinë Durrës janë plot 2084 familje që do të hyjnë në apartamente të reja, duke bërë me dije se në Durrës ka ardhur përfaqësuesi më i lartë i kompanisë nga Emiratet e Bashkuara që ka marrë përsipër ndërtimin e 2 mijë apartamenteve.

“Baza do të jetë në gjithë lagjen e re që do të ndërtohet në Spitallë, njëkohësisht edhe këto godinat e tjera të pikëzuara, sicc i quajmë ne, individuale, pallate që do të ndërtohen aty ku faktikisht janë shembur, do të jenë pjesë e gjithë projektit që bashkë me kompaninë e famshme të Emirateve, një nga grupet më të mëdhenj të botës do ta çojmë para”, tha Rama.

Kryeministri tha se me këtë punë intensive do të mundësohet një tranformim i thellë i gjithë qytetit.

“Ka qenë një periudhë shumë intensive pune, nisur nga pastrimi i shesheve deri kur vjen puna te ndërtimi, por në këtë rast kemi pasur edhe problemin e hartimit të gjithë rrugës së marrëveshjeve me qeverinë e Emirateve që e firmosëm para pak ditësh kur ishim atje. Ata menjëherë kanë çuar njerëzit, ka ardhur vetë drejtuesi më i lartë i kompanisë për të vijuar punën, ndërkohë jemi shumë të lumtur sepse njëkohësisht është konfirmuar shprehja e vullnetit për të filluar transformimin kolosal të portit të Durrësit, që do të thotë transformim kolosal i Durrësit, që do të ketë një impakt të jashtëzakonshëm sepse do të  transformohet në një port turistik, ndërkohë që do të ndërtohet dhe porti i ri”, dekalroi Kryeministri duke shprehur bindjen se në Durrës do të ndërtohet një nga portet më të bukura turistike të Mesdheut në Durrës.

“Pa diskutim që të gjitha ato që vijnë mbrapa nga pikëpamja ekonomie janë me impakt jo vetëm për Durrësin por për gjithë Shqipërinë si investim që shkon në mbi 2 miliard vetëm atje, pa llogaritur investimin e portit të ri dhe punësimet e të gjitha me radhë”, përfundoi Rama.

Rama ishte sot edhe në një inspektim në shkollën 9-vjeçare “Bedrie Bebeziqi“ që u rrënua 26 nëntorin e shkuar, e sipas Kryeministri po rilind për 450 nxënës dhe mësuesit e tyre, me kushte optimale, pa dallim nga shkollat e komunave Europiane.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KLUBI I PREMIER NDRYSHON PRONËSI/ Javën tjetër pritet zyrtarizmi. Kalon në duart e…
Previous article PO BËHET VIRALE/ Shikoni veprimin e turpshëm të lojtarit të Crvena Zvezda në aeroport (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme Breaking News

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme

TENSIONE NË SALLËN E KUVENDIT/ Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë Breaking News

TENSIONE NË SALLËN E KUVENDIT/ Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT