• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HABIT Paloka: Rama po na provokon si Ramiz Alia, të bëjë kujdes
Home
Politikë

HABIT Paloka: Rama po na provokon si Ramiz Alia, të bëjë kujdes

11 December, 2020 F.autor Politikë

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i ftuar në A2, komentoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, si dhe protestën që sot ishte në ditën e tretë dhe është karakterizuar nga dhuna.

Për Palokën, Lleshaj është detyruar nga Rama për të dhënë dorëheqjen.

“Në 30 vjetorin e partisë Demokratike ne zgjodhëm të mos festojmë pas asaj që ndodhi, kur një djalë i ri u vra nga punonjësi i policisë duke shkuar në shtëpinë e tij. Një viktimë e krimit shtetëror. Shqipëria nuk është një ditë të festuar. Protestat e të rinjve dhe e gjithë panorama tjetër nuk lë asgjë për të festuar. Jemi në rritje të dhunës dhe arrogancës nga ana e qeverisë. Kemi të gjitha arsyet për të qenë krenar se jemi pjesë e PD, pasi gjërat e mira për shqiptarët janë arritur nga kjo parti. Sot, ndjehemi më të detyruar të përballemi edhe njëherë me këtë qeveri për t’i kthyer shqiptarëve normalitetin.

Rama priti tre ditë pas ngjarje për të reaguar edhe pse u duk që ngjarja nuk do të kalonte aq lehtë. U tentua të manipulohej e vërteta dhe kjo u bë nga strukturat e tjera të policisë. Rama, kam bindjen, që kjo ngjarje të shuhej dhe kur e pa që kjo nuk u shua, u detyrua të bëjë atë lëvizje. Jam i bindur që Lleshaj ka pritur se çfarë do t’i thoshte Rama. Është një lëvizje e diktuar nga Rama. Ai flet për një akt fisnik nga Lleshaj, por në fakt e ka detyruar Rama”.

Sa i përket protestës, Paloka shprehet se Rama nuk është përpjekur të qetësojë situatën, por sipas tij, ai ditën e sotme i nxiti të rinjtë.

“Ai e tentoi qetësinë një ditë më parë me Lleshajn, ndërsa sot në vend që të qëndronte në një pozicion për të qetësuar qytetarët, doli si një arrogant i pafytyrë duke i ofenduar të rinjtë. Kështu i quajti edhe Ramiz Alia protestuesit, kështu na ka trajtuar edhe ne në fillim, duke na quajtur huliganë, kështu po vepron edhe Rama. Ata të rinj nuk marrin urdhra nga partitë politike. Unë nuk e vë në diskutim që aty ka qytetarë me bindje të djathta, por ka edhe shumë që janë me bindje të majta.

E gjitha kjo që po ndodh, tregon paaftësinë e policisë dhe të gjithë drejtuesve të tjerë që larguan profesionistët”./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MBRETI I DITËS" NË INSTAGRAM/ Konkurenca për LIKET vazhdon, ja kush VIP fiton vendin e parë sot (FOTOT)
Previous article "LE TË VAZHDOJMË TË FESTOJMË..."/ Dua Lipa shkëlqen me performancën e saj të “Billboard Women in Music” (FOTOT)

F.autor

Postime të ngjashme

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme Breaking News

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme

TENSIONE NË SALLËN E KUVENDIT/ Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë Breaking News

TENSIONE NË SALLËN E KUVENDIT/ Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT