Detaje të reja vijnë nga vrasja e vëllezërve Olldashi në Maliq ditën e djeshme. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja plumbash.
2 viktimat janë qëlluar me armë zjarri në kokë dhe në gjoks, si dhe fakti që janë gjetur gëzhoja në vendngjarje hedhin dyshime se ata janë ekzekutuar në të njëjtin vend ku u gjetën.
Sipas informacioneve, Andrea Olldashi 33 vjeç ka qenë me precedent penal pasi ka qenë i dënuar për vjedhje ku në 2018 ka dalë nga burgu, ndërsa Martin Olldashi nuk ka precedent.
Lidhur me këtë ngjarje krahas policisë së Korçës dhe komisariatit të Maliqit dhe Pogradecit po hetohet edhe nga Krimet e Rënda të Tiranës.


