• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GËNJEU DHE THA SE ISHTE MOTRA E KLODIAN RASHËS/ Çfarë fshihet pas identitetit të rremë të vajzës me PESË EMRA
Home
Sociale

GËNJEU DHE THA SE ISHTE MOTRA E KLODIAN RASHËS/ Çfarë fshihet pas identitetit të rremë të vajzës me PESË EMRA

10 December, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Protesta e mbrëmjes së djeshme për vrasjen 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë Nevaldo Hadëraj, krahas zhvillimeve të shumta shënoi edhe një episod i cili u bë kryelajm i mediave elektronike dhe atyre audio-vizive.

Një vajzë, me një flamur shqiptar në dorë, u shfaq krejt e qetë krah reperit Arkimed Lushaj, apo I njohur si Stresi, duke u prezantuar si e motra e Klodian Rashës.

Fill pas thirrjeve të saj që kërkonte “Drejtësi për vëllain”, disa prej mediave zhvendosën objektivin e kameras, nga Lushaj te ajo.

“Kërkoj drejtësi për vëllain tim, ne duam të drejtën për çfarë arsye është vrarë. Ka qenë djalë shumë i rregullt, nuk ka pasur armë. Kërkoj të dorëhiqet Edi Rama dhe Sandër Lleshaj, kërkoj mbështetje sa më shpejt. Nuk e prisja kur kam marrë vesh se vëllai im është i vrarë, më thoshin se është arrestuar, kur ma kanë sjellë jam tronditur”, u shpreh ajo mbrëmjen e djeshme duke bërë xhiron e të gjitha portaleve në Shqipëri dhe përtej saj.

Ndërkohë, ngjarja u bë akoma edhe më e rëndë kur u raportua se asaj i ra të fikët gjatë tubimit, ku disa prej mediave të lidhura ngushtësisht me opozitën akuzuan policinë e shtetit se po dhunonte të afërmen e viktimës që po protestonte. Për të mos mjaftuar kjo, zëri i këtyre mediave u përforcua edhe nga reagimet e menjëhershme të përfaqësuesve të lartë të opozitës të cilët akuzonin qeverinë “Rama” lidhur me gjendjen e vajzës.

Teksa ngjarja sa vinte dhe bëhej më e ethshme për shkak të dinamikave të njëpasnjëshme, familjarët e Klodian Rashës, duke ndjekur pasqyrimet televizive reaguan duke kontaktuar përfaqësuesit e mediave. Ata njoftuan se nuk kanë asnjë lidhje me vajzën dhe se gjithçka bëhet fjalë për një mashtrim.

Kjo u përforcua më vonë edhe nga vetë babai i viktimës  i cili nënvizoi që nuk merret me politikë dhe se shfaqja e turpshme e vajzës në media ishte një marrëzi që rëndonte barrën e dhimbjes për ta.

Menjëherë pas kësaj dëshmie, mediat vizituan sërish banesën ku jeton e reja, nga ku ajo përgënjeshtroi identitetin e prezantuar më herët, duke thënë se nuk ishte motra biologjike, por bashkëshorti i saj kishte qënë  shok fëmijërie me viktimën.

Kjo ishte edhe gënjeshtra e radhës pasi aktualisht vajza në fjalë rezulton beqare dhe se janë të paqarta motivet që e shtynë atë të ndërmerrte këtë gënjeshtër të madhe publike.

Një nga hipotezat që është lakuar më së shumti në media, është se e reja mund të jetë shfrytëzuar nga këngëtari Arkimed Lushaj (Stresi).

Emrat që u prezantua e reja dhe i ndryshoi pas çdo dëshmie:

1. Bora Rasha

2. Bukuroshe Salliu

3. Bukuroshe Murati

4. Bukuroshe Haruni

5. Bukuroshe Sali

Po cila është vajza e shfaqur në protestë?

Gazeta “TemA” bëri një kërkim të hollësishëm në bllokun e gjendjes civile dhe asnjë prej emrave me të cilat ajo u prezantua nuk rezulton i përputhur me identitetin e një personi konkret.

Nga një analizë të postimeve të saj në rrjetet sociale, e reja duket se nga fshati Shalës i Sarandës dhe se shumë shpesh udhëton drejt qyteteve të tjera për motive ende të panjohura.

Më poshtë po përcjellim vizualisht disa nga momentet e saj gjatë protestës si dhe disa nga postimet në rrjetet sociale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "CAS" MERR VENDIMIN/ Prej 4 vitesh në gjyq, Barcelona fiton 2.9 milionë euro për ish-lojtarin e Inter...
Previous article SULMON DHE "INJORON" ME DEKLARATËN NDAJ CAPELLO-S/ Conte: Kam një plan B, por…

F.autor

Postime të ngjashme

"E KISHTE GËNJYER"/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes Aktualitet

"E KISHTE GËNJYER"/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes

PUBLIKOHET FOTO/ Vrau me thikë bashkëshorten në sytë e nipërve, ky është autori 63-vjeçar (EMRI) Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Vrau me thikë bashkëshorten në sytë e nipërve, ky është autori 63-vjeçar (EMRI)

TRAGJIKE NË ITALI/ Kamioni përplas për vdekje 42-vjeçaren shqiptare, po shoqëronte vajzën në shkollë Aktualitet

TRAGJIKE NË ITALI/ Kamioni përplas për vdekje 42-vjeçaren shqiptare, po shoqëronte vajzën në shkollë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT