• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RIINFEKTIMI NGA COVID-19/ Flet epidemiologia Eugena Tomini: Ka persona me imunitet të dobët, të cilët…
Home
Sociale

RIINFEKTIMI NGA COVID-19/ Flet epidemiologia Eugena Tomini: Ka persona me imunitet të dobët, të cilët…

10 December, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike pranë Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, Eugena Tomini evidenton mundësitë kur një person mund të rezultojë dy herë radhazi pozitiv me Covid-19 në kohë të ndryshme, ndërsa theksoi se për shkak të imunitetit të dobët ka persona që mund të riinfektohen.

“Ka disa faktorë që mund të ndikojnë nëse kemi një rast të infektuar për herë të dytë apo kemi riaktivizim të virusit në vatra të patrajtuara mirë. Duhet të vëmë në balancë nëse herën e parë ka qenë një rast i konfirmuar me Covid-19 apo kemi një rast që është bazuar vetëm në shenjat klinike. Ky është njëri grup i rasteve, ndërsa grupi tjetër i rasteve, edhe pse ka kaluar Covid-19, pas disa javësh, në sekrecionet nazale mbeten grimca të virusit, të cilat evidentohen edhe pasi ka kaluar një periudhë e caktuar nga episodi i Covid-19 dhe për rrjedhojë, këto grimca evidentohen në marrjen e tamponit sërish. Një grup tjetër është nga fakti, nëse e kemi kaluar Covid-19 kohë më parë dhe mund të jemi ekspozuar kundrejt rasteve të konfirmuara pozitive, ka grupe të popullatës që nuk krijojnë një imunitet stabël. Ka persona me imunitet të dobët, të cilat mund të riekspozohen”, tha Tomini për A2.

Tomini bëri thirrje që të bëhet vaksinimi për gripin sezonal, ndërsa theksoi se për fat të mirë deri tani intensiteti i gripit është i ulët. “Vaksinimi ndaj gripit sezonal është mjaft i rëndësishëm, jo vetëm gjatë periudhës së pandemisë. Duhet të themi se deri në këto momente kemi një intensitet të ulët të infeksioneve të sipërme dhe të poshtme respiratorë”.

Më tej, ajo u shpreh se fundi i javës do të jetë vendimtar për masat që do të merren gjatë festave të fundvitit.

“Dhjetori ka një peshë të madhe të aktiviteteve familjare. Kjo javë do të jetë vendimmarrëse për matjen e indikatorëve kryesorë. Fundi i javës do të jetë vendimtar për ecurinë gjatë festave, edhe pse nuk duhet të ketë grumbullime të mëdha gjatë festave. Të festojmë brenda familjes sonë të vogël”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ELSEID HYSA REZULTON SËRISH POZITIV/ Infektohet me COVID edhe Rahmani
Previous article U BËNË PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Kledi Bahiti dhe Pejana Elezi prezantojnë djalin dhe na tregojnë me këto FOTO portretin e bukur familjar

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur Aktualitet

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët Aktualitet

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi Aktualitet

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT