• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DO KEMI SHTIM TË RASTEVE”/ Shefja e epidemiologjisë në Elbasan: Nëntori arriti kulmin. Kemi marrë 300 teste të shpejta
Home
Sociale

“DO KEMI SHTIM TË RASTEVE”/ Shefja e epidemiologjisë në Elbasan: Nëntori arriti kulmin. Kemi marrë 300 teste të shpejta

10 December, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Numri i të prekurve me COVID-19 në Elbasan ka filluar të rritet në tetor, ndërsa përgjatë muajit nëntor preku kulmin! Shefja e Epidemiologjisë, Erleta Hila në një intervistë për Report Tv deklaroi se janë bërë 1100 tamponë ku pjesa më e madhe e tyre kanë rezultuar të prekur nga virusi.

“Do kemi një shtim të rasteve dhe muaji nëntor, ka arritur një kulm me 586 raste të konfirmuar me COVID, dhe me një shtim të testime që ka arritur në 1100 testime vetëm për në muajin nëntor”, tha Hila.

Edhe gjatë dhjetorit mbetet e lartë kërkesa e mjekëve të familjes për të diagnostikuar persona të dyshuar me COVID-19. Përpos vatrave familjare, ka shumë të prekur dhe në shkolla e institucione shëndetësore.

“Është shtuar sëmundshmëria COVID, janë shtuar kërkesat nga ana e mjekëve të familjes për rekomandim në rastet e personave të cilët janë dyshuar për COVID. Vatrat kanë qenë të shpërndara, nuk ka vatra fikse, ka patur vatra që janë rikthyer aktive, flitet për vatra institucionale, spitalore, shkolla, dominojnë vatrat familjare me 2 ose 3 persona të infektuar në shtëpi”, tha ajo.

Ministria e Shëndetësisë lajmëroi se kanë mbërritur 100 mijë teste të shpejta, por nga këto në Elbasan kanë mbërritur vetëm 300 copë.

“Numri ka qenë diku deri tek 300 teste, të cilat do fillojnë aplikimin këtë javë, është bërë shpërndarja dhe udhëzimin dhe praktikën e punës do ta fillojmë shumë shpejt”, përfundoi Hila.

Testet e antigenit do të aplikohen tek personat e dyshuar me COVID-19, në 5 ditët e para të shfaqjes së simptomave si dhe tek moshat mbi 60 vjeç.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U BËNË PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Kledi Bahiti dhe Pejana Elezi prezantojnë djalin dhe na tregojnë me këto FOTO portretin e bukur familjar
Previous article ALTEO HYSI/ Politika e pamoralshme e opozitës

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur Aktualitet

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët Aktualitet

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi Aktualitet

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT