• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PUBLIKON FOTOT E RRALLA/ Rudina Hajdari: Kur BABI organizoi lëvizjen studentore…
Home
Politikë

PUBLIKON FOTOT E RRALLA/ Rudina Hajdari: Kur BABI organizoi lëvizjen studentore…

8 December, 2020 F.autor Politikë

Deputetja Rudina Hajdari ka kujtuar babain e saj, në Ditën e Rinisë në vendin tonë.

Hajdari shkruan në rrjetet sociale se kur babai i saj Azemi organizoi lëvizjen studentore kishte në mendje një vend ku kushdo jeton dhe punon i lirë.

Më tej ajo shkruan se për 30 vite, pak njerëz të cilët e zaptuan protestën e studentëve, ia dolën të grabisin jo vetëm pasuritë e vendit, por mbi të gjitha besimin se jeta mund të bëhet më e mirë në Shqipëri.

Sipas Hajdarit, akoma nuk është vonë dhe mund të punohet për ta bërë Shqipërinë më të madhe.

Postimi i plotë:

Kur babi organizoi lëvizjen studentore, kishte në mendjen e tij një vend ku çdokush jeton e punon i lirë, ku drejtësia gjendet në institucione e ku shqiptarët kanë mundësi e shance të barabarta për të jetuar me dinjitet. Këtë kishte në mendje edhe çdo i ri dhe e re që mbushi sheshin në datë 8 dhjetor 1990.

Shqipëria e ëndrrave të tyre, vazhdon të jetë Shqipëria e ëndërrave tona por me një dallim të madh.

Atëherë kishte shumë besim e shpresë, teksa sot shumë zhgënjim e mungesë besimi.

Për 30 vite, pak njerëz të cilët e zaptuan protestën e studentëve, ia dolën të grabisin jo vetëm pasuritë e vendit, por mbi të gjitha besimin se jeta mund të bëhet më e mirë në Shqipëri.

Unë besoj se ende nuk jemi vonë. Besoj te energjia e atyre ditëve, besoj te energjia e studentëve të dhjetorit të dytë, besoj te energjia e mijëra të rinjve që e duan me forcë ndryshimin, besoj te energjia e mijëra sipërmarrësve të ndershëm që duan të punojnë e jetojnë në këtë vend.

Unë besoj se Shqipëria e ëndërrave të dhjetorit 1990, do të bëhet.

Zotohem se nuk do rresh së punuari për këtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALBERT NIKOLLA/ 8 dhjetori i Bashës si Prisipkin-i i Majakovskit!
Previous article "KASTRIOTI DUHET VLERËSUAR SHUMË"/ Sulmuesi Imeri: Ne jemi profesionistë dhe kur futemi në fushë, nuk...

F.autor

Postime të ngjashme

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik Breaking News

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme Breaking News

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT