• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PO BËJMË GJITHÇKA…”/ Ministri Roth: Gjermania po angazhohet për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Home
Politikë

“PO BËJMË GJITHÇKA…”/ Ministri Roth: Gjermania po angazhohet për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

8 December, 2020 s.autor Politikë

Ministri Gjerman për çështje Evropiane, Michael Roth, e ka quajtur si “gabim serioz politik” dështimin që të miratohet korniza negociuese për nisjen e negociatave të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe, me disa kushte, edhe me Shqipërinë. Ai këtë e ka thënë të martën para nisjes së diskutimeve në Këshillin e Çështjeve të përgjithshme të BE-së, të cilin e kryeson Gjermania. Ministri gjerman ka thënë se, lidhur me procesin e zgjerimit “për fat të keq deri më tash nuk ishim në gjendje të arrijmë progres për gjërat që më parë ishim pajtuar”.

“Ne po bëjmë gjithçka në mundësitë tona si presidencë që të arrijmë deri tek pajtimi sa më shpejtë që të jetë e mundur në mënyrë që të mundësohet konferenca e parë e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe, poashtu, varësisht nga përmbushja e disa kushteve të mbetura edhe me Shqipërinë. Çfarëdo tjetër do të ishte një gabim serioz politik në dëm të stabilitetit dhe sigurisë së rajonit të Ballkanit Perëndimor që poashtu do të dëmtonte shumë edhe sigurinë e Evropës në tërësi. Secili do të duhej të ishte i vetëdijshëm për këtë”, ka thënë ai.

Maqedonia e Veriut, pak gjasa që të fitojë kornizën negociuese me BE-në
Vendimi për të miratuar kornizën negociuese të BE-së për Maqedoninë e Veriut është bllokuar nga Bullgaria e cila kërkon që disa çështje bilaterale që ka me Maqedoninë e Veriut, e që lidhen me identitetin dhe gjuhën, të jenë pjesë e kësaj kornize. Diplomatët evropian kanë thënë se, nëse nuk kalon vendimi për Maqedoninë e Veriut, atëherë disa shtete anëtare të BE-së kundërshtojnë çfarëdo shqyrtimi të vendimit për Shqipërinë. Të dyja këto shtete kanë statusin e vendit kandidat dhe tashmë është marrë vendimi që të nisin procesin e negociatave të anëtarësimit. Por, për të ndodhur kjo, BE-ja duhet të miratojë kornizën e saj negociuese, e kjo bëhet vetëm me pajtimin e të gjitha shteteve anëtare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBANI SHËNIM VAJZA! Këto produkte bukurie nuk duhet t’ju mungojnë kurrë
Previous article E TRISHTË/ Ishte shtruar në spital prej 2 javësh, humb betejën me COVID-19 mjeku vlonjat

s.autor

Postime të ngjashme

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet Politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec Breaking News

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është… Breaking News

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT