Opozita akuzon qeverinë për keqmenaxhim të pandemisë së koronavirusit, për fshehje të numrit të viktimave dhe numër të ulët testesh dhe një sërë problematikash të tjera.
Kjo betejë ka politizuar edhe bluzat e bardha, disa mjekë tashmë janë pozicionuar qartë, madje shpesh përplasen me njëri-tjetrin.
Ky debat tashmë është zhvendosur edhe në studiot televizive, ku eksperti i Shëndetit Publik, ish-ministri Gjergj Koja është përplasur me doktoreshën Liljana Ramasaço.
Pjesë nga debati në emisionin “Real Story”:
Gjergj Koja: Ju treguat që i urreni mjekët
Liljana Ramasaço: Mos bëni demagogji
Koja: Jo, ju i urreni mekët, i akuzuat për fshehje të vdekjeve
Ramasaço: Po të trajtohen njerëzit në ambulanca
Koja: Patjetër, se nuk janë rrangalle si ato që latë ju
Koja: Më thoni një person që ka shkuar me ambulancë dhe s’ka marrë shërbim në spital
Ramasaço: Pse e çon të sëmurin në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe jo te Covid-4.


