• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
POST ZGJEDHJE NË SHBA/ VOA: Garë e fortë për senatin në Georgia
Home
Nderkombetare

POST ZGJEDHJE NË SHBA/ VOA: Garë e fortë për senatin në Georgia

7 December, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Republikanët dhe Demokratët po punojnë që të rrisin pjesëmarrjen në votime në Xhorxhia në balotazhin për garat zgjedhore të 5 janarit që do të përcaktojnë se cila parti do të ketë kontrollin e Senatit amerikan. Ndërkohë që republikanët janë të ndarë në lidhje me rezultatet e garës presidenciale të 3 nëntorit, ndërsa Presidenti Donald Trump vazhdon të pretendojë për mashtrim të gjerë me votat. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Michelle Quinn njofton.

Presioni po rritet në shtetin jugor të Xhorxhias ndërsa demokratët dhe republikanët nxisin banorët të fillojnë të votojnë që më14 dhjetor për dy vendet në Senat që kanë shkuar në balotazh. Rezultati i raundit të dytë të zgjedhjeve më 5 janar do të përcaktojë se cila parti do të ketë shumicën në Senatin e Shteteve të Bashkuara.

“Në këto zgjedhje vendoset fati i kontrollit të Senatit të Shteteve të Bashkuara dhe kjo në thelb do të thotë, kontrolli i këtij vendi.”

“Dy garat në Xhorxhia do të jenë përcaktuese për presidencën e ardhshme dhe nëse Joe Biden dhe Kamala Harris mund t’i çojnë në vend të gjitha angazhimet legjislative që kanë marrë.”

Për republikanët, ka mendime të ndryshme në lidhje me integritetin e sistemit të votimit në këtë shtet pasi demokrati Joe Biden fitoi me rreth 12,000 vota më shumë. Presidenti Donald Trump i ka bërë thirrje Guvernatorit të Xhorxhias, Brian Kemp, një republikan, të kërkojë nga legjislatura e shtetit që të zhvlerësojë rezultatet e zgjedhjeve dhe të urdhërojë një kontroll të firmave të votave me postë. Megjithatë, në një tubim gjatë fundjavës, zoti Trump, i cili ka refuzuar të pranojë humbjen, inkurajoi njerëzit të fillojnë të votojnë.

“Duhet të shkoni të votoni dhe të votoni herët, duke filluar nga 14 dhjetori. Ata mashtruan dhe manipuluan zgjedhjet tona presidenciale, por ne gjithsesi do të fitojmë”, tha ai.

Ky mesazh i paqartë paraqet sfida për disa udhëheqës shtetërorë, shumë prej të cilëve janë republikanë si zoti Kemp. Një tjetër është Sekretari i Shtetit i Xhorxhias, Brad Raffensperger, i cili mbikëqyr sistemin zgjedhor të shtetit.

“Puna e Partisë Republikane është të mbledhë para dhe të sigurojë pjesëmarrje. Detyra ime si sekretar i shtetit është të sigurohem që kemi zgjedhje të ndershme dhe të ndershme. Është shumë e thjeshtë, dhe mendoj se në postin tim, integriteti ka rëndësi. ”

Keqinformimi rreth rezultateve të zgjedhjeve presidenciale po komplikon përpjekjet e republikanëve për të mobilizuar votuesit, tha zoti Raffensperger.

“Këto shpërqendrime, kjo përçarje, e bën më të vështirë, kështu që kandidatët po luftojnë me intensitet.”

Javët e ardhshme, e gjithë vëmendja do të jetë në shtetin e Xhorxhias ndërkohë që si demokratët, edhe republikanët përpiqen të rrisin pjesëmarrjen./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS SHORTIT PËR BOTËRORIN 2022/ Presidenti Duka: Gjithmonë me objektivin për të patur një skuadër, që synon...
Previous article DEBATI/ Eksperti i Shëndetit Publik përplaset me doktoreshën për menaxhimin e pandemisë: Opozita tregoi që urren...

F.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI I FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë Botë

PARALAJMËRIMI I FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë

ZGJEDHJET NË RUSI NËN TENSION/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit Botë

ZGJEDHJET NË RUSI NËN TENSION/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

KONFLIKT ME IRANIN/ Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit Botë

KONFLIKT ME IRANIN/ Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT