• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“REZULTATET DALIN SHUMË SHPEJTË”/ Mjeku Alimehmeti: Ky lloj testimi mbart disa vlera plus…
Home
Sociale

“REZULTATET DALIN SHUMË SHPEJTË”/ Mjeku Alimehmeti: Ky lloj testimi mbart disa vlera plus…

7 December, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Shqipëria tashmë është në një situatë kritike si pasojë e përhapjes së infeksionit SarsCov2 tashmë në gjithë vendin. Por gjatë gjithë pandemisë kryeqyteti është cilësuar si vatra më e nxehtë ku  është shënuar dhe numri më i lartë i të infektuarve por edhe i humbjeve të jetës.

Si pasojë e kësaj situate, nga sot në Tiranë nisin dhe testimet e shpejta të antigjenit. Janë 100 mijë teste të shpejta të cilat janë të njohura nga OBSH, dhe që do të shërbejnë për një hetim të mirë epidemiologjik.

Nga sot deri në 20 dhjetor  testimi  i shpejtë do të kryhet vetëm në kryeqytet për tu shpërndarë më pas në rrethe. Ai do të kryhet nga epidemiologët dhe do të jetë i disponueshëm në të gjitha njësitë vendore të kujdesit shëndetësor dhe më pas do të kryhet edhe në disa pika të caktuara të ofrimit të kujdesit shëndetësor në të gjithë vendin( qendra shëndetësore).

Planifikimi për testimin e shpejtë të antigjenit do të bëhet nga mjeku i familjes, sipas fashave orare të sistemit të ekzaminimit elektronik, gjë që lehtëson organizimin, shmang grumbullimet dhe siguron parametrat e kërkuar të mbrojtjes së shëndetit.

Epidemiolog Klinik, Ilir Alimehmeti u shpreh në “Wake Up” se ky testim është shumë i rëndësishëm, duke treguar edhe avantazhet.

“Ky lloj testimi mbart në vetvete disa vlera plus në situatën ku ne jemi. Kushton shumë pak, rezultatet dalin shumë shpejt, pra nuk është e nevojshme që të kesh laborator të specializuar, të presësh ditë për përgjigjen e me radhë. Përgjigjen e merr shumë shpejt, brenda disa minutash dhe si rrjedhojë personi po doli pozitiv, izolohet. E gjitha këtu është, që ai person të mos infektojë të tjerë.

Gjithashtu, nuk ka nevojë për një ekspertizë, kushdo mund ta bëjë, kudo. Është diçka shumë e thjeshtë. Duhet që këto teste të bëhen gjerësisht të përdorueshme për publikun”, sqaroi Alimehmeti.

në situatën ku ne jemi. Kushton shumë pak, rezultatet dalin shumë shpejt, pra nuk është e nevojshme që të kesh laborator të specializuar, të presësh ditë për përgjigjen e me radhë. Përgjigjen e merr shumë shpejt, brenda disa minutash dhe si rrjedhojë personi po doli pozitiv, izolohet. E gjitha këtu është, që ai person të mos infektojë të tjerë.

Gjithashtu, nuk ka nevojë për një ekspertizë, kushdo mund ta bëjë, kudo. Është diçka shumë e thjeshtë. Duhet që këto teste të bëhen gjerësisht të përdorueshme për publikun”, sqaroi Alimehmeti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOKAINË DHE HASHASH/ Pronari dhe kamerieri kthejnë lokalin në bazë droge
Previous article "JAM KARANTINUAR..."/ Rozana Radi rezulton pozitive me COVID-19: Po marr mjekimin e nevojshem...

s.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri Aktualitet

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri

"MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit Aktualitet

"MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit

ZJARR I MADH NË NOVOSELË/ Flakët pushtojnë pyllin me pisha në Pishporo Aktualitet

ZJARR I MADH NË NOVOSELË/ Flakët pushtojnë pyllin me pisha në Pishporo

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT