• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRËFIMI I TRISHTË/ Vajza lë Greqinë për të, djali i rritur në jetimore: Hanim sallatë me…
Home
Sociale

RRËFIMI I TRISHTË/ Vajza lë Greqinë për të, djali i rritur në jetimore: Hanim sallatë me…

6 December, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Emanuela është bërë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare për t’i kërkuar falje bashkëjetuesit të saj Semit për problemet që kanë hasur gjatë dy viteve lidhje. Ata janë njohur përmes Facebook dhe ranë në dashuri. Familja e Emanuelës e cila jeton në Greqi nuk janë dakort për këtë lidhje sepse ai është rritur në jetimore dhe se është 10 vite më i ri se ajo. Emanuela është në pritje të ëmbël, por jetën po ia vështirësojnë problemet ekonomike.

Ardit Gjebrea: Çfarë të bëri të dashuroheshe me të?

Semi: Ngrohtësia, sjellja, përkushtimi.

Ardit Gjebrea: E do?

Semi: Shumë.

Emanulea i kërkon falje që këtë periudhë kohe nuk kanë qenë aspak të lumtur dhe nuk e kanë përjetuar ende ndjesinë e të ardhurit të jetë të një fëmije për shkak të problemeve.

Semi: Nuk ka pse kërkon falje, unë duhet t’i kërkoj falje asaj që ka lënë një jetë që nuk i mungonte asnjë gjë dhe erdhi tek unë që nuk kisha asnjë gjë, as shtëpi (preket). Nuk dija ku ta çoja erdhi nga Greqia me rrobat e trupit. Ka qenë një farë kohe që nuk kishim se çfarë të hanim. Shkonim tek bahçja e komshiut dhe merrnim sallatë jeshile dhe e hanim me bukë.

Ardit Gjebrea: Sot ju vazhdoni të jeni në këtë gjendje, si mendoni për ta shtyrë këtë familje përpara sepse ti je babai i një vajzë që do vijë në jetë dhe do jesh dhe kryefamiljar.

Semi: Kemi menduar të shkojmë në Greqi për një jetesë më të mirë. Nusja është me pasaportë greke, kështu është luftë për mbijetesë.

Ardit Gjebrea: Ti çfarë pune di të bësh?

Semi: Me lyerje, suvatime me këto punë.

Ardit Gjebrea: Nuk mendon se mund të të dalë një punë infermiere dhe të jetoni në Tiranë? Të merrnit fillimisht një shtëpi me qira dhe të filloni të ndërtonit bazat e një familje të lumtur?

Semi: Nuk kam mbështetje, s’kam krahë dhe Emanuela i ka të njerëzit në Greqi.

Ardit Gjebrea: Unë shpresoj shumë që të ndodhë ndonjë gjë.

Pasi Manuela u takua me Semin, Ardit Gjebrea i bën surprizën e bukur çiftit, tek pema e Vitit të Ri ishin disa dhurata, rroba për vajzën e tyre që do vijë së shpejti në jetë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SAMPDORIA-MILAN/ "Kuqezinjtë" synojnë të ruajnë pathyeshmërinë në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)
Previous article DERBI I LONDRËS/ Tottenham i Mourinhos mposht "Topçinjtë" dhe fluturon në krye të Premier League

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Kjo është 58-vjeçarja që u vra me thikë nga bashkëshorti në Tiranë Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Kjo është 58-vjeçarja që u vra me thikë nga bashkëshorti në Tiranë

NDODH EDHE KJO! Muzeu i Gjirokastrës prezanton Çerçiz Topullin si 'karikaturë' Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Muzeu i Gjirokastrës prezanton Çerçiz Topullin si 'karikaturë'

"E KISHTE GËNJYER"/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes Aktualitet

"E KISHTE GËNJYER"/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT