• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DALIN SHIFRAT E COVID-19/ Vijon rritja e INFEKTIMEVE të reja, humbin jetën 16 persona (BILANCI)
Home
Breaking News

DALIN SHIFRAT E COVID-19/ Vijon rritja e INFEKTIMEVE të reja, humbin jetën 16 persona (BILANCI)

6 December, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se janë konfirmuar 840 raste të reja me koronavirus.

Gjithashtu, në spitalet dedikuar Covid-19 në Tiranë kanë ndërruar jetë 16 qytetarë.

Ndërkohë betejën me virusin e rrezikshëm e kanë fituar 331 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.

NJOFTIMI:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për respektimin e rregullave dhe të shmangin daljet e panevojshme, për të ndihmuar në ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit dhe për të ulur numrin e të prekurve nga virusi SARS-COV2.

Situata në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:
Janë kryer 2.374 testime në 24 orët e fundit, prej të cilave 311 testime janë kryer për arsye depistimi.
Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 840 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
345 raste në Tiranë, 75 raste në Shkodër, 52 raste në Fier, 47 raste në Berat, 42 raste në Vlorë, 33 raste në Kavajë, 24 raste në Gjirokastër, 23 raste në Lushnje, 22 raste në Pogradec, 19 raste në Lezhë, 18 raste në Krujë, 17 raste në Korçë, 15 raste në Kolonjë, 14 raste në Mirditë, 11 raste në Kuçovë dhe Skrapar, 10 raste në Mat, 9 taste në Gramsh, 8 raste në Kukës, 7 raste në Sarandë, Malësi e Madhe, Peqin, 6 raste në Tepelenë,  5 raste në Librazhd, 4 raste në Devoll, 3 raste në Durrës, 2 raste në Mallakastër, 1 rast në Bulqizë, Tropojë, Has, Elbasan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 331 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 21.617 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 479 pacientë, 35 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 16 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 2 qytetarë nga Pogradeci, 2 qytetar nga Fieri,  2 qytetarë nga Berati, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 51-86 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

MSHMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19.
Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (06 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore         840
Të shëruar ne 24 orë      331
Të shtruar në spitale      479
Humbje jete në 24 orë   16
Testime ditore              2.374

Testime totale           204.008
Raste pozitive            42.988
Raste të shëruara     21.617
Raste Aktive             20.466
Humbje jete              905

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 10946
Durrës  1356
Elbasan  860
Fier  1562
Korçë  1135
Vlorë  1045
Shkodër  919
Lezhë  739
Berat  720
Kukës  428
Dibër  249
Gjirokastër  507

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U PËRFOL SE I KA DHËNË FUND MARTESËS/ Tuna reagon pas lajmeve të ndarjes nga Patrisi (FOTO)
Previous article NDËRTIMI I 2000 APARTAMENTEVE NË DURRËS/ Mediat në Emiratet e Bashkuara JEHONË marrëveshjes me Shqipërinë

F.autor

Postime të ngjashme

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan t’i arratiseshin Policisë, prangoset çifti shqiptar në Selanik, iu gjenden kokainë dhe armë në makinë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan t’i arratiseshin Policisë, prangoset çifti shqiptar në Selanik, iu gjenden kokainë dhe armë në makinë

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik Breaking News

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

EMRAT/ Nga Pisa në SHBA, arrestohen 2 të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, akuzohen për vrasje dhe grup kriminal! Pritet dhe ekstradimi Aktualitet

EMRAT/ Nga Pisa në SHBA, arrestohen 2 të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, akuzohen për vrasje dhe grup kriminal! Pritet dhe ekstradimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT