Mes lotësh, trëndafilash të kuq dhe duartrokitjesh është përcjellë për në banesën e fundit, tupi i pajetë i presidentit të Fax News, Kasem Hysenbelliut, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme për shkak të komplikacioneve nga Covid.
Familjarët mes lotësh dhe dhimjesh të madhe i kanë dhënë lamtumirën të dashurit të tyre.
Shumë miq, gazetarë,njerëz të botës së biznesit, politikës, ishin të pranishëm për t’i dhënë lamtumirën e fundit, Hysenballiut.
Kujtojmë Kasem Hysenbelliut u nda nga jeta ditën e djeshme pas një lufte prej disa javësh me Covid. Ai ndërroi jetë në Turqi ku edhe kishte shkuar për mjekim të specializuar.
Më herët, Kasem Hysenbelliu ka qenë drejtor i përgjithshëm i News 24, Balkanweb dhe Gazeta Shqiptare. Gjithashtu, ai ka drejtuar dhe gazetat Panorama dhe Panorama Sport.








