• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NUK KEMI ARRITUR PIKUN”/ Eugena Tomini: Do të kemi rritje të rasteve me COVID
Home
Sociale

“NUK KEMI ARRITUR PIKUN”/ Eugena Tomini: Do të kemi rritje të rasteve me COVID

5 December, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini, thotë se piku i valës së dytë të pandemisë Covid-19 në vendin tonë nuk ka mbërritur ende.

Tomini ka deklaruar se edhe në javët në vijim do të ketë një tendencë në rritje të rasteve me Covid.

Sipas saj, deri më tani nuk është konfirmuar asnjë pacient me grip stinor, por rastet e dyshuara kanë qenë Covid-19.

Si paraqitet situata dhe a e kemi arritur pikun e pandemisë?

Eugena Tomini: Aktualisht situata e pandemisë në vend po përvijon me një intensitet të lartë të rasteve të konfirmuara, pra kemi një trend të rritur të rasteve Covid në vend. Kjo ishte ndër projeksionet e Institutit të Shëndetit Publik përsa i përket edhe stinës së Dimrit dhe qarkullimit edhe të infeksioneve të tjera respiratore paralelisht me Covid. Por duhet të theksojmë se jemi ende herët për të diskutuar në drejtim të pikut, sepse edhe në javët në vijim do të kemi një tendencë në rritje të rasteve Covid-19.

Si ka ndikuar gripi sezonal në pasojat që janë vërejtur tek pacientët e prekur me Covid-19?

Eugena Tomini: Aktualisht kemi që në javën e 40 që ka filluar survejanca e gripit në vend dhe aktualisht në rastet që janë evidentuar si raste të dyshuara për Covid apo për raste të infeksioneve respiratore të sipërme dhe të poshtme, deri në këto momente nuk është konfirmuar asnjë rast grip në vend. Por kemi një intensitet të ulët të rasteve të infeksioneve respiratore të sipërme dhe infeksioneve respiratore të poshtme.

Duke qenë se jemi në pritje të vaksinës, a mund të na thoni se cili do të jetë impakti pasi ajo të jetë injektuar në popullatë?

Eugena Tomini: Deri në momentin kur ajo të aplikohet, varësia e 2 dozave me intervalin kohor midis njëra-tjetrën, përkon me një periudhë gati 2-mujore nga momenti i aplikimit për shfaqen e antikorpeve. Do jetë një ndër masat më të rëndësishme dhe vendimtare për ngadalësimin dhe ndalimin e pandemisë. Do të kemi një imunitet të popullatës që do të jetë një imunitet i induktuar nga vaksina. Do të kemi grupe të riskut të mbrojtura përkundrejt Covid-19, sepse sipas prioritizimeve, tek këto grupe do të aplikohet fillimisht. Nëse do të aplikojmë vaksinën e Covid-19, sigurisht që do të kemi më pak komplikacione nëse do të prekemi nga Covidi. Benefitet e vaksinës janë të jashtëzakonshme, në bashkësi dhe më masat e tjera ndërhyrëse, sigurisht që do jenë shumë efektive kundrejt pandemisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BASKETBOLL/ Barcelona e CSKA Moskë korrin fitoret e radhës dhe dominojnë Euroleague
Previous article CHELSEA-LEEDS/ Pas një krosimi nga James, sulmuesi Giroud rihap sfidën për "Blutë e Londrës" (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Kjo është 58-vjeçarja që u vra me thikë nga bashkëshorti në Tiranë Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Kjo është 58-vjeçarja që u vra me thikë nga bashkëshorti në Tiranë

NDODH EDHE KJO! Muzeu i Gjirokastrës prezanton Çerçiz Topullin si 'karikaturë' Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Muzeu i Gjirokastrës prezanton Çerçiz Topullin si 'karikaturë'

"E KISHTE GËNJYER"/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes Aktualitet

"E KISHTE GËNJYER"/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT