• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Ja pse Britania e Madhe ishte e para që autorizoi vaksinën
Home
Jetë

COVID-19/ Ja pse Britania e Madhe ishte e para që autorizoi vaksinën

5 December, 2020 F.autor Jetë

Britania e Madhe u bë vendi i parë perëndimor që autorizoi vaksinën e COVID – 19, duke shënuar një moment kyç në luftën globale kundër koronavirusit.

Vaksinës Pfizer/ BioNTech i është dhënë autorizim emergjent nga rregullatorët britanikë dhe dozat e para pritet të shpallen brenda javës së ardhshme.

Britania ka qenë një nga vendet më të goditura nga pandemia, me numrin më të lartë të të vdekurve në Europë dhe qeveria e saj është kritikuar ashpër për trajtimin e krizës së COVID.

Por, me këtë njoftim, Britania e Madhe ka kapërcyer Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por, pse Britania e Madhe ishte vendi i parë që autorizoi vaksinën?

Vaksinës iu dha autorizimi i urgjencës në Mbretërinë e Bashkuar nga rregullatori i saj i pavarur, Agjencia Rregullative e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA), e cila ka luajtur një pjesë thelbësore në proces.

MHRA filloi rishikimin e të dhënave të Pfizer dhe BioNTech nga tetori, me secilën “paketë” të të dhënave të rishikuara sa më shpejt që ishte e mundur. Kjo i lejoi rregullatorët të shqyrtojnë paketën në detaje, para se të dorëzohej një kërkesë përfundimtare për autorizim.

Sipas MHRA, një rishikim i tillë “mund të përdoret për të përfunduar vlerësimin e një ilaçi ose vaksine premtuese gjatë një emergjence të shëndetit publik, në kohën më të shkurtër të mundshme”.

Kjo qasje ndihmoi në përshpejtimin e procesit të autorizimit dhe një rishikim zyrtar i të gjitha informacioneve të nevojshme filloi në Mbretërinë e Bashkuar në 23 nëntor.

Një qasje e ngjashme për rishikimin e planit me të dhënat e vaksinave po përdoret edhe nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).  Ajo filloi procesin e saj të rishikimit të të dhënave Pfizer më 6 tetor, ndërsa BioNTech dhe Pfizer paraqitën një kërkesë për të përfunduar procesin e rishikimit më 1 dhjetor. EMA ka thënë se do të përfundojë shqyrtimin e saj më vonë,  deri më 29 dhjetor.

Shtetet anëtare të Bashkimit Europian nuk mund të shpërndajnë një vaksinë COVID – 19,  derisa të autorizohet nga EMA dhe të nënshkruhet nga Komisioni Europian, sipas rregullave të EMA.

Komisionit Europian do t’i duhen më pas disa ditë për të përgatitur dokumentet ligjore dhe për të diskutuar vendimin e autorizimit me vendet anëtare, sipas një zëdhënësi të KE.(CNN, scan)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KUJDES ME..."/ Nga lëngjet te paracetamoli, mjekja e familjes ka disa KËSHILLA për pacientët me COVID-19
Previous article "ARMA E FORTË ËSHTË..."/ Silva Bino zbulon nëse VAKSINA do të jetë apo jo e detyrueshme në Shqipëri

F.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT