• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“JETA JONË ËSHTË E BUKUR SI…”/ Ditari i rrallë i Kasem Hysenbelliut, kujtimet që ruante nga shkolla “Skënderbej” (FOTO)
Home
Sociale

“JETA JONË ËSHTË E BUKUR SI…”/ Ditari i rrallë i Kasem Hysenbelliut, kujtimet që ruante nga shkolla “Skënderbej” (FOTO)

5 December, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Me një besnikëri të panatyrshme për vitet dhe njerëzit që kishte njohur ndër to, Kasam Hysenbelliu nuk lejonte asgjë t’i rrëshkiste nga e kaluara, por asnjëherë pa një plan për të ardhmen.

“Fax News”, televizioni që themeloi dhe drejtoi vetë Kasem Hysenbelliu, ka publikuar kujtimet e tij personale në bllokun e fëmijërisë:

“Të dashur edukatorët e mi dhe shumë të shtrenjtë, të dashur dhe të paharruar shokët e klasës vëllezërit e mi, jeta jonë është e bukur dhe e harmonishme si këto lule. Jeta jonë ecën po kaq e bukur sa këto lule”.

Me një krenari për fillesat e tij në Shkollën Ushtarake “Skënderbej”, Hysenbelli pohonte në rrethin e tij të afërm, ‘brumin’ rinor prej ushtaraku që e karakterizoi edhe në vitet e mëpasshme. Ai shkruante:

“E bukur nisi jeta në Shtatorin e vitit 1976 dhe e bukur po përfundon tani në Qershor të 1980-ës. Kaluam një pjesë të rinisë sonë e pikërisht atë të shkollës së mesme që do të mbeten për mua kujtime të paharrueshme”.

Një personalitet si Hysenbelli, natyrisht e bën të tillë marrëdhënia që krijon me njerëzit, të padallimtë, përtej çdo moshe, hirearkie dhe profesioni. Kjo marrëdhënie e ruajtur me fanatizëm gjen vend edhe në mes rreshtash dhe faqesh të tëra në bllokun e kujtimeve të tij, veçanërisht kolegët që ka pasur në kohën kur ndiqte studimet në Shkollën Ushtarake “Skënderbej”. Vijnë si aktuale fjalët e njërit prej miqve të Hysenbelliut që përmes tyre kupton përjetësinë e imazhit të dikujt që nuk e ndan nga zemra.

“Kam hapur në zemër një vend, e kam marrë penelin, e me bojërat më të ndritshme kam pikturuar përjetë protretin tuaj që për mua s’ka asnjë vështirësi për ta pikturuar. Unë tashmë e kam mësuar përmendësh fizionominë tënde Kaso, dashurinë, respektin, mendjendritësinë dhe çiltërsinë tuaj”, shprehej miku i tij Gazmor Binjaku.

Marrdhënia e Hysenbelliut me të tjerët ishte recipikroke, ndërsa ruante vlerësimet për të në kujtime, në të njëjtën kohë ruante edhe mirënjohjen e tij ndaj të tjerëve, e sidomos ndaj mësuesve dhe akademikëve:

“Mësuesja jonë me të vërtetë është e madhërishme. Ajo di të flas me një fshatar pa shkollë, me një punëtor, me një intelektual ose me një njeri me shkollë të lartë. Edhe prindërit tanë kanë përshtypjet më të mira për të”.

Që në kujtimet e miqve të fëmijërisë dhe rinisë tek familjarët dhe kolegët, e deri tek të rinjtë dhe bashkëpunëtorët që pa ngurim u hapi dyert e medias, largimi i parakohshëm i Hysenbelliut do të shoqërohet gjithmonë nga ndjenja e pabesueshme që ai s’do të jetë më fizikisht mes nesh.

Kasem Hysenbelli mbylli përfundimisht sytë këtë fillim Dhjetori në moshën 59-vjeçare, për të lënë pas një rrugë të shtruar nga forca e intelektit dhe vendosmërisë së tij. Shpesh herë kundër rrymës me atë të çfarë kush më mirë se ai do ta thoshte, “liria nuk ka çmim”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INSPEKTON PUNIMET E KONVIKTIT TË SHKOLLËS PROFESIONALE NË GOLEM/ Veliaj: Rindërtimi, mundësi për ringritjen e institucioneve arsimore
Previous article LAJM I KEQ PËR MILAN/ Mbrojtësi Kjaer mbyll vitin, Maldini nis "peshkimin" për zëvendësues tek...

Delo.autor

Postime të ngjashme

"GJYSHJA KA VDEKUR"/ Nipi telefonoi policinë pas vrasjes makabre në Tiranë. Autori pas krimit shkoi tek kushëriri në Kamzë, ishte dënuar për dhunë në familje Aktualitet

"GJYSHJA KA VDEKUR"/ Nipi telefonoi policinë pas vrasjes makabre në Tiranë. Autori pas krimit shkoi tek kushëriri në Kamzë, ishte dënuar për dhunë në familje

TRONDITET SARANDA/ Vrasje me armë zjarri, kush është viktima (EMRI) Aktualitet

TRONDITET SARANDA/ Vrasje me armë zjarri, kush është viktima (EMRI)

AUTOBUSI PLOT ME MALLRA KONTRABANDË/ Dy të arrestuar në aksin Kakavijë-Gjirokastër, sekuestrohen 22 mijë euro Aktualitet

AUTOBUSI PLOT ME MALLRA KONTRABANDË/ Dy të arrestuar në aksin Kakavijë-Gjirokastër, sekuestrohen 22 mijë euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT