• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INSPEKTON PUNIMET E KONVIKTIT TË SHKOLLËS PROFESIONALE NË GOLEM/ Veliaj: Rindërtimi, mundësi për ringritjen e institucioneve arsimore
Home
Politikë

INSPEKTON PUNIMET E KONVIKTIT TË SHKOLLËS PROFESIONALE NË GOLEM/ Veliaj: Rindërtimi, mundësi për ringritjen e institucioneve arsimore

5 December, 2020 Delo.autor Politikë

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Kavajën, Erion Veliaj, inspektoi sot punimet për godinën e re të konviktit të shkollës profesionale “Charles Telford Erikson” në Golem, e cila ishte dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Në shoqërinë e kryebashkiakut të Kavajës, Redjan Krali, Veliaj tha se fatkeqësia e tërmetit solli një mundësi për ringritjen dhe rimëkëmbjen edhe të institucioneve arsimore në vend.

Ai shtoi se me ritmet me të cilat po punohet, konvikti i ri pritet të jetë gati në semestrin e dytë shkollor.

“Jemi shumë krenarë që ju shohim edhe sot në punë. Është fundjavë, por meqë tërmeti nuk bën pushim, meqë pandemia nuk bën pushim, as puna nuk duhet të bëjë pushim. Nga ecuria e punimeve duket sikur do të jetë gati për semestrin e dytë. Jam i sigurt se hyrja në konviktin e bujqësores do të kthehet në diçka shumë të kërkuar”, u shpreh Veliaj, duke shtuar se “këto janë para që hidhen në ekonomi, ndihmojnë rimëkëmbjen nga problematikat që solli pandemia”.

Godina ekzistuese e konviktit ishte ndërtuar që në vitin 1925, nga një misionar amerikan, i lidhur shpirtërisht me çështjen shqiptare, por edhe me çështjen e arsimit. Bashkë me shkollën, e ndërtuar nga e para me investimin e buxhetit të shtetit 3 vite më parë, konvikti plotëson këtë vatër të rilindur dhe çon në vend dinjitetin e emrit të rëndësishëm që ato mbajnë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Eksperti i Pfizer: Nuk dihet nëse vaksina ndalon përhapjen e infeksionit
Previous article "JETA JONË ËSHTË E BUKUR SI..."/ Ditari i rrallë i Kasem Hysenbelliut, kujtimet që ruante nga shkolla "Skënderbej" (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

RAMA VIZITË NË SHBA/ Merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së Politikë

RAMA VIZITË NË SHBA/ Merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

"PRANIA BESNIKE"/ Zbardhen raportimet, ankesat e mbledhura dhe porositë e kryeministrit! Rama: Procesi duhet të vijojë sipas objektivave Breaking News

"PRANIA BESNIKE"/ Zbardhen raportimet, ankesat e mbledhura dhe porositë e kryeministrit! Rama: Procesi duhet të vijojë sipas objektivave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT