Ministri i jashtëm i Shqipërisë Gent Cakaj zhvilloi ditën e sotme një takim me Ushtruesen e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, ku diskutuan për bashkëpunimin strategjik në fushën e politikës së jashtme.
Cakaj dhe Osmani vunë në fokus rëndësinë e bashkërendimit të dy shteteve në arenën ndërkombëtare.
“Kosova dhe Shqipëria, si dy shtete që i takojnë një kombi, duhet të jenë absolutisht një zë i vetëm, sa i përket politikës së jashtme.”- përfundoi Cakaj reagimin e tij në Facebook, lidhur me takimin e zhvilluar me Osmanin.


