Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story” se në kohën kur LSI ishte në bashkëqeverisje me PS çmimet ishin më të lira.
Ajo tha se kjo aleancë ishte frena-freksion dhe pas largimit të LSI-së, vendi shkoi në greminë.
“Kriza ekonomike kishte nisur që para se të ndodhte tërmeti. Pasuroi 3-4 duar. Dëmtimi i ekonomisë shqiptare nisi me koncesionet. Rrënimi i ekonomisë, largimi i të rinjve, mungesa e një vendi pune, e sistemit arsimor, janë arsyet. Dëmtimi i ekonomisë shqiptare, mungesa e transparencës, e blloqeve politike dhe kapjes pas fijes së barit, ku është mungesa e vendeve të punës dhe largimi i qytetarëve, janë arsyet”, tha Kryemadhi.
Pjesë nga diskutimi në studio
Skënder Minxhozi: Mos u shtyni përtej tërmetit pasi dalim tek katër-viteshi i bashkëqeverisjes LSI-PS.
Kryemadhi: Ishte frena-freksion. Iku LSI dhe pastaj shkoi në greminë. Merrni librezën e ujit dh të dritave. Ju paguani më shumë sot apo para 4 vitesh?! Sot e keni më lirë çmimin e ujit dhe të dritave?!
Minxhozi: S’ka lëvizur fare
Kryemadhi: Epo të paska lënë me sahatin e vjetër Lali Eri, s’ta paska ndërruar.


