Këtë herë do të ndajmë me miqtë e palestruar të shije.al disa sekrete dhe produkte absolutisht efektive, sidomos për eliminimin e problemeve të lëkurës, ekzemës etj.
Ndodh që përdorimi i veglave të ndryshme, të na shkaktojë çarje në lëkurë, plagë dhe kallo. Ne e dimë sesa shumë kohë ju i dedikoheni trupit, për ti “gdhendur” format e dëshiruara. Dimë gjithashtu se një dorë me kallo nuk është aspak e këndshme. Ndaj për ti shpëtuar asaj pamje, mjafton të njihni mrekullitë që bëjnë produktet e mëposhtme.
-Ilaç natyral kundër kallove është limoni. Mund të zgjidhni të aplikoni mbi lëkurë një fetë dhe ta ndërroni herë pas here.
-Lëngu i gjetheve të hithrës është ideali për të kuruar duart tuaja. Ka veprim të menjëhershëm.
-Trajtimi me kripë rekomandohet shumë në rastet e lëkurës me kallo, qoftë në duar apo këmbë. Pjesën me kallo futeni në ujë të ngrohtë me kripë dhe mbajini për 10 minuta. Më pas, masazhojeni lëkurën me lëvizje në formë rrethore. Për rastin e këmbëve, pas zbutjes në ujë, përdorni limën!
-Lëngu i papajas vepron si një medikament. Hidhni një gjysmë lugë gjelle.
-Xheli i Aloe veras është gjithashtu një zgjidhje për problemet që shfaqen në lëkurë. Përgatisni një përzierje me xhelin e 3-4 gjetheve të Aloe versa, me disa pika vaj susami, dhe atë vendoseni në pjesën me kallo. Izolojeni dorën me një garzë, për disa orë.
-Tërshëra vlen të përmendet gjithashtu. Ajo do ti sigurojë lehtësi duarve me kallo./shije


