• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDRYSHON HARTA ELEKTORALE/ Tirana bëhet me 36 mandate, Dibra dhe Gjirokastra 1 më pak
Home
Politikë

NDRYSHON HARTA ELEKTORALE/ Tirana bëhet me 36 mandate, Dibra dhe Gjirokastra 1 më pak

30 November, 2020 F.autor Politikë

Komisioni Rregullator ka ndryshuar hartën elektorale për sa u përket mandateve për deputet në qarqet e vendit.

Kryeqyteti do të bëhet me 36 mandate, ndërsa qarku i Dibrës dhe Gjirokastrës praktikisht do të kenë nga një mandat më pak.

Sipas Komisionit Rregullator  numri total i shtetasve 4 544 977 (katër milion e pesëqind e dyzet e katër mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e shtatë) është pjesëtuar me numrin 140 (njëqind e dyzet) të mandateve të Kuvendit, ku është përcaktuar numri 32464 (tridhjetë e dy mijë e katërqind e gjashtëdhjetë e katër) si numri mesatar i shtetasve që i takojnë çdo mandati [numri real i dalë nga pjesëtimi është 32464,12 (tridhjet e dy mijë e katërqind e gjashtëdhjetë e katër pikë dymbëdhjet)].

Numri i shtetasve për çdo zonë zgjedhore është pjesëtuar me numrin mesatar të shtetasve që i takojnë çdo mandati 32464 (tridhjetë e dy mijë e katërqind e gjashtëdhjetë e katër) shtetas, dhe çdo zone zgjedhore i është caktuar një numër mandatesh, i barabartë me numrin e plotë të përftuar nga ky pjesëtim.

Pas këtij veprimi mbetën pa u shpërndarë edhe 7 mandate për të plotësuar numrin 140.

Në bazë të nenit 75, pika 5, të Kodit Zgjedhor, këto mandate u janë shpërndarë zonave zgjedhore (qarqeve) që kanë mbetjen më të madhe pas presjes dhjetore, të numrit të përftuar nga pjesëtimi i mësipërm.

Veprimet e kryera janë të pasqyruara në tabelën e mëposhtme:

Caktimi i numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvend të datës 25 Prill 2021 si më poshtë:

Qarku Berat – 7 (shtatë) mandate

Qarku Dibër– 5 (pesë) mandate

Qarku Durrës – 14 (katërmbëdhjetë) mandate

Qarku Elbasan – 14 (katërmbëdhjetë) mandate

Qarku Fier  – 16 (gjashtëmbëdhjetë) mandate

Qarku Gjirokastër – 4 (katër) mandate

Qarku Korçë – 11 (njëmbëdhjetë) mandate

Qarku Kukës – 3 (tre) mandate

Qarku Lezhë – 7 (shtatë) mandate

Qarku Shkodër – 11 (njëmbëdhjetë) mandate

Qarku Tiranë – 36 (tridhjetegjashtë) mandate

Qarku Vlorë – 12 (dymbëdhjetë) mandate

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiranë, brenda 5 ditëve nga shpallja e tij.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të KQZ.

PROJEKT-V E N D I M pёr caktimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për kuvend të datës 25 prill 2021: Per Caktimin e Numrit te Mandateve 2021 Final

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DERBI I KRYEQYTETIT/ Ilir Daja: Është ndeshja më e rëndësishme e kampionatit shqiptar
Previous article "PËR TIFOZAT TANË AI MUND TË JETË SI..."/ Drejtori sportiv i skuadrës së njohur pranon marrëveshjen me Balotellin

F.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së Politikë

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik Breaking News

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT