• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PASOJAT E COVID-19/ Nga sëmundet e zemrës deri tek probleme psikologjike. Ja si ndikon ai në organizëm
Home
Shëndet

PASOJAT E COVID-19/ Nga sëmundet e zemrës deri tek probleme psikologjike. Ja si ndikon ai në organizëm

30 November, 2020 s.autor Shëndet

Ndonëse Covid-19 shihet si një sëmundje që prek kryesisht mushkëritë, nga ana tjetër mund të dëmtojë edhe shumë organe të tjera. Ky dëmtim i organit mund të rrisë rrezikun e problemeve shëndetësore afatgjata.

Organet që mund të preken nga Covid-19 përfshijnë:

Zemra: Testet e imazheve të marra muaj pas rikuperimit nga Covid-19 kanë treguar dëmtime të qëndrueshme të muskulit të zemrës, madje edhe tek njerëzit që përjetuan vetëm simptoma të lehta. Kjo mund të rrisë rrezikun e ndërlikimeve të tjera në të ardhmen.

Mushkëritë: Lloji i pneumonisë që shpesh shoqërohet me Covid-19 mund të shkaktojë dëmtime të gjata në qeskat e vogla të ajrit (alveola) në mushkëri.

Truri: Edhe te të rinjtë, Covid-19 mund të shkaktojë goditje, kriza dhe sindromën Guillain-Barre, një gjendje që shkakton paralizë të përkohshme. Covid-19 gjithashtu mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të sëmundjes Parkinson dhe sëmundjes Alzheimer.

Covid-19 mund të bëjë që qelizat e gjakut të grumbullohen më shumë dhe të formojnë mpiksje. Ndërsa mpiksjet e mëdha mund të shkaktojnë sulme në zemër dhe goditje në tru, shumë nga dëmtimet e zemrës të shkaktuara nga Covid-19 besohet se rrjedhin nga mpiksjet shumë të vogla që bllokojnë enët e vogla të gjakut (kapilarët) në muskulin e zemrës.

Pjesë të tjera të trupit të prekura nga mpiksjet e gjakut përfshijnë mushkëritë, këmbët, mëlçinë dhe veshkat. Covid-19 gjithashtu mund të dobësojë enët e gjakut dhe të shkaktojë rrjedhje të tyre, gjë që kontribuon në probleme afatgjata me mëlçinë dhe veshkat.

Probleme me humorin dhe lodhjen

Njerëzit të cilët kanë simptoma të rënda të Covid-19 shpesh duhet të trajtohen me kujdes intensiv. Thjesht të përjetuarit e kësaj eksperience mund ta bëjë që një person të zhvillojë më vonë sindromën e stresit post-traumatik, depresionin dhe ankthin.

Për shkak se është e vështirë të parashikosh rezultate afatgjata nga virusi i ri Covid-19, shkencëtarët po shikojnë efektet afatgjata që shihen në viruset e lidhura, të tilla si virusi që shkakton sindromën e rëndë të frymëmarrjes akute (SARS).

Shumë njerëz që janë rikuperuar nga SARS kanë zhvilluar sindromën e lodhjes kronike, një çrregullim kompleks i karakterizuar nga lodhje ekstreme që përkeqësohet me aktivitetin fizik ose mendor, por nuk përmirësohet me pushimin. E njëjta gjë mund të jetë e vërtetë për njerëzit që kanë pasur Covid-19.

Shumë efekte afatgjata Covid-19 janë ende të panjohura

Ende nuk dihet se si Covid-19 do të ndikojë te njerëzit me kalimin e kohës. Sidoqoftë, studiuesit rekomandojnë që mjekët të monitorojnë nga afër njerëzit që kanë pasur Covid-19 për të parë se si funksionojnë organet e tyre pas shërimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PROFILI I BUKURISË"/ Tiparet e veçanta të fytyrës bazuar në shenjën e horoskopit
Previous article AKSIDENT NË AKSIN ERSEKË-KORÇË/ I plagosuri dërgohet me urgjencë në spital...

s.autor

Postime të ngjashme

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre Shëndet

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre

E BËNI ÇDO DITË PA E KUPTUAR/ Ky zakon i zakonshëm mund të irritojë fshikëzën dhe zonën intime? Shëndet

E BËNI ÇDO DITË PA E KUPTUAR/ Ky zakon i zakonshëm mund të irritojë fshikëzën dhe zonën intime?

VAPA EKSTREME/ Kardiologët paralajmërojnë: Ky është aktiviteti që duhet shmangur gjatë orëve të nxehta Shëndet

VAPA EKSTREME/ Kardiologët paralajmërojnë: Ky është aktiviteti që duhet shmangur gjatë orëve të nxehta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT