• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DO SHISTE ARMË ZJARRI, KALLËPE TRITOLI E GRANATA/ Arrestohet 47-vjeçari në Durrës
Home
Aktualitet
Kronikë

DO SHISTE ARMË ZJARRI, KALLËPE TRITOLI E GRANATA/ Arrestohet 47-vjeçari në Durrës

30 November, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Durrësit njofton se ka arrestuar një person, pasi gjatë kontrollit i është gjetur armë zjarri, por edhe kallëpe tritoli, si dhe granata.

Sipas policisë, i arrestuari dëshironte që të shiste armatimin që mbante me vete.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Mbikalimi”.

Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, Komisariati i Policisë Durrës në bashkëpunim me DVP Kukës.

Sekuestrohen 1 armë zjarri, 19.5 kallëpe tritol, 10 kapsolla detonatore, 20 granata ofensive dhe 20 ndezësa.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre i cili do ti shiste kundrejt fitimit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Durrës, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave që lëvizin me armë zjarri ose sende të kundraligjshëm dhe rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, në bazë të informacioneve të siguruara nga seksioni për Hetimin e Krimeve, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Mbikalimi”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

K., 47 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtimi automjeti në mënyrë të parregullt”.
Shërbimet e Policisë, në vëndin e quajtur “Mbikalimi i hekurit”, në Sukth, Durrës, kanë ndaluar shtetasin N. K., dhe gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 16 kallëpe tritol dhe 10 kapsolla detonatore të cilat ky shtetas do i shiste kundrejt fitimit.

Kontrollet kanë vijuar nga DVP Kukës, në banesën e shtetasit N. K., në Kukës, ku shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri, 3.5 kallepë tritol, 20 granata ofensive dhe 20 ndezësa.

Në bashkëpunim me Prokurorinë , Strukturat hetimore të DVP Durrës, po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19 VLORË/ Raste pozitive në Kadastër, spital, në shkolla, në Polici...
Previous article IMUNITETI I TUFËS NDAJ COVID-19/ Pas vaksinimit të 70% të popullsisë virusi nuk shuhet...

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro Aktualitet

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT