• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
IMUNITETI I TUFËS NDAJ COVID-19/ Pas vaksinimit të 70% të popullsisë virusi nuk shuhet…
Home
Jetë

IMUNITETI I TUFËS NDAJ COVID-19/ Pas vaksinimit të 70% të popullsisë virusi nuk shuhet…

30 November, 2020 s.autor Jetë

Lirime të masave kufizuese pritet të ketë në periudhën para krishtlindjeve në Francë, Itali, Irlandë e Belgjikë. Gjermania vetem nga 20 dhjetori bën lirime të lehta në drejtim të kontakteve personale, ku lejohet të takohen 10 persona nga familje të ndryshme nga 23.12-01.01.

Kurse në Itali nga e diela tre zona të kuqe infektimi deklarohen si zona të portokallta. Kjo lidhet me uljen e numrit të infektimeve në këto zona. Lombardia, Piemonti dhe Kalabria do të lejojnë lëvizjen e lirë nga ora 05:00-22:00 dhe mund të udhëtojnë në zonat brenda rajonit. Po ashtu do hapen qendrat tregtare, kurse baret e restorantet qëndrojnë mbyllur.

Në Francë hapen dyqanet nga e shtuna, por restorantet, baret, kafenetë, palestrat e qendrat kulturore mbeten të mbyllura. Presidenti Macron, tha se është frenuar përhapja e virusit, por duhen përpjekje për të penguar një valë të tretë. Në vend të një ore të lëvizjes në ditë, tani lejohen tre në Francë. Irlanda po ashtu pas gjashtë javësh kufizuese liron disa mast.

Nga java e ardhshme hapen dyqanet, restorantet dhe qendrat e fitnesit. Nga 18 dhjetori lejohen udhëtime të kufizuara. Sllovakia kërkon të forcojë masat për udhëtarët që hyjnë në vend. Nga 7 dhjetori lejohen të hyjnë ata persona që kanë një test negativ të Coronës ose udhëtarët detyrohen të hyjnë në karantinë.

OBSH: Vaksinimi nuk barazohet me shuarjen e virusit

Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH ka bërë disa herë të ditur, se imuniteti i ashtuquajtur imuniteti i tufës kërkon që të bëhet njëherë një vaksinim prej 70% i popullsisë. Një përqindje 60-70% është e nevojshme për një luftim të efektshëm të virusit të Coronës. Vetëm tek shifra të tillë vaksinimi, virusi nuk do të përhapet aq shpejt. „Vaksinimi do të ketë një efekt të madh, por mendoj, se askush nuk mund të premtojë shuarjen e virusit, për sa kohë që nuk kemi kuptuar më shumë për të”, tha koordinatori OBSH Mike Ryan.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus apeloi sërish tek vendet e pasura që ta vështrojnë vaksinimin si një të mirë globale. Vetëm nëse vihen në dispozicion fonde të mjaftueshme për shpërndarjen e drejtë të virusit, mund të luftohet me efekt pandemia, tha Ghebreyesus./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DO SHISTE ARMË ZJARRI, KALLËPE TRITOLI E GRANATA/ Arrestohet 47-vjeçari në Durrës
Previous article LIDHJA ME ROMEO VESHAJ/ Flet Jonida Maliqi: Ai është në jetën time, por kam nevojë për …

s.autor

Postime të ngjashme

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine Jetë

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet Jetë

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT