Era Istrefi, është bërë e famshme me këngën e saj “Bonbon” e cila ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm.
Tani, duket se “Bonbon”, edhe pse pas një viti që nga publikimi, po vazhdon të ketë sukses.
Kjo këngë e Erës ka arritur gjysmë miliardë shikime, më saktësisht ka arritur shifrën mbi 503 milionë klikime.
Këtë lajm e ka shpërndarë për fansat vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram.



