Në këtë festë të 10-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë Presidenti i vendit, Ilir Meta, kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe Kryeministri Edi Rama kanë marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së Flamurit në Vlorë.
Në një prononcim të shkurtër për mediat pas ceremonisë Rama pati një urim të veçantë për Hashim Thaçin dhe ish-luftëtarët e tjerë të UÇK.
“Njëkohësisht në këtë ditë është edhe dita e lindjes të komandantit legjendar të luftës çlirimtare të Kosovës. Dua të uroj festën e flamurit dhe pavarësisë Hashim Thaçit dhe luftëtarëve të tjerë të UÇK-së.