• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INSPEKTON PUNIMET NË UJËSJELLËSIN E KRASTËS/ Balla: Këto 3 vitet e fundit është investuar më shumë se të gjitha…
Home
Politikë

INSPEKTON PUNIMET NË UJËSJELLËSIN E KRASTËS/ Balla: Këto 3 vitet e fundit është investuar më shumë se të gjitha…

27 November, 2020 s.autor Politikë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledjan Llatja inspektuan ecurinë e punimeve, për ndërtimin e linjës së dërgimit Krastë e Vogël-Varrezat dhe Krastë e Vogël-Unaza e qytetit.

“Gjatë 3 viteve të fundit qeveria ka investuar në rrjetin e shpërndarjes së ujit të pijshëm në Elbasan më shumë se sa të gjitha vitet të marra që nga viti 1991. Investimet po vazhdojnë, ky është një projekt i madh prej 3.3 mld lekësh dhe përfshin, jo vetëm përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes, dhe furnizimin e familjeve të kësaj zone, por për herë të parë krijohen rezervuaret e shpërndarjes së ujit të cilat garantojnë furnizim 24 orë.

Ne i qëndrojmë angazhimeve të marra para banorëve të Elbasanit dhe një ndër këto angazhime, është përfundimi i problemit të ujit të pijshëm për Elbasanin brenda vitit të ardhshëm. Dikush mund të thotë pse ende diskutohet për ujin e pijshëm? Kjo është e thjeshtë, sepse qeveri në Shqipëri ka vetëm prej vitit 2013. Kushdo që ka qeverisur më parë se ka kuptuar që uji i pijshëm është çështje thelbësore. Ne jemi shumë krenar që këto punë po i bëjmë me cilësi dhe të mos shpërdorohet asnjë qindarkë publike.
Apeli për qytetarët është të mos shpërdorojnë ujin e pijshëm për vaditje. Ne duam të shërbejmë siç duhet. Jemi duke punuar 24 orë pavarësisht se jemi në një vit të vështirë.” deklaroi Balla.

Për kryetarin e Bashkisë problem në gjithë këto vite për Elbasanit është humbja e ujit të rrjet, ku më shumë se 75% shpërdorohet.

“75% e ujit na humb në rrjet ndaj dhe ishte dosmosdoshmëri rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit për të gjithë qytetin. Nga ky investim përfitojnë më shumë se 8 mijë banorë, jo vetëm në orare furnizimi, por edhe në cilësi. E gjithë zona do të pajiset më sahate, për të bërë të mundur që qytetarët të paguajnë vetëm aq sa konsumojnë, por edhe të mos shpërdorohet uji i pijshëm për vaditje.”, tha Llatja.

Për furnizimin e ujë të pijshëm po punohet njëkohësisht në disa fronte dhe brenda vitit të ardhshëm, ky nuk do të jetë më një shqetësim për qytetin e Elbasanit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDËRROI JETË NGA COVID/ QSUT mesazh ngushëllimi: Jemi të tronditur nga humbja e papritur e jetës së kolegut Bledi Nini...
Previous article NUK VENDOSËN MASKËN DHE NUK RESPEKTUAN ORARIN/ Ja sa njerëz janë gjobitur edhe sot nga Policia

s.autor

Postime të ngjashme

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT