• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SKANDALI I MONIKA KRYEMADHIT/ E infektuar me COVID ka takuar njerëz pa i thënë asnjërit prej tyre
Home
Politikë

SKANDALI I MONIKA KRYEMADHIT/ E infektuar me COVID ka takuar njerëz pa i thënë asnjërit prej tyre

25 November, 2020 s.autor Politikë

Për muaj të tërë, Monika Kryemadhi iu ka mbushur kokën njerëzve që e ndjekin, se Covid nuk ekziston. Ndaj, ajo iu ka bërë thirrje atyre që të mos mbajnë maska dhe asnjë masë parandaluese.

Por, e ftuar në emisionin “Open”, ajo ka deklaruar se ka qenë e infektuar me koronavirus. Ajo tha se e mori vesh rastësisht, ndërsa operohej nga bajamet.

Zbulimi i saj, tregon një skandal, që është i ndëshkueshëm si krim. Monika Kryemadhi ka qenë e infektuar minimumi dy javë dhe gjatë kësaj kohe, mund të ketë infektuar me dhjetëra persona, duke filluar nga Petrit Vasili, që e ndiqte pas ngado, i cili u infektua aq keq, sa rrezikonte dhe jetën.

Kryetarja e LSI-së në këtë rast ka bërë një krim të qëllimshëm, pasi nga një anë iu thoshte njerëzve të mos mbajnë maskë dhe distancë sigurie, se virusi nuk ekziston, nga ana tjetër ajo vetë ka qenë e infektuar. Dhe këtë e ka zbuluar si pa të keq, madje dhe duke u mburrur, se është pythur në buzë me Ilir Metën, por këtë të fundit s’e ka gjetur gjë. Për këtë rast ka reaguar edhe zv.kryeministri Erjon Braçe, i cili thotë se Monika Kryemadhi do të duhej të dënohej edhe me burg, për infektim të qëllimshëm.

“Nuk është turp të infektohesh, por është krim të infektosh, është krim të infektosh me dashje patjetër, por dhe nga paujdesia. E thotë ligji dhe ligji duhet të zbatohet i njëjtë për të gjithë.

Ti thuash njerezve se, “Covid nuk egziston” si nisje e nje vargu marrezish te tjera;

Ti ftosh njerezit neper takime e ti grumbullosh, ti mbash aty, ashtu, pa maske e distance, pa e ditur-rasti lehtesues, nese je apo ka nder ta te infektuar;

Te perballesh me njerezit qe jane me maske, ta besh politike mbajtjen e saj, ti sfidosh edhe pse mbrojne veten e te tjeret, qofte edhe ty, tu kerkosh ta heqin masken ne ambjent te hapur kur ligji e rregulli eshte ndryshe;

Është krim!

Po po, është krim.

Ndryshimet ne Kodin Penal, miratuar ne 16. 4. 2020, dekretuar nga shkelqesia e tij presidenti Ilir Meta me dekretin 11463, date 22. 4. 2020, e thone qarte: Përhapja e sëmundjeve infektive- Kur kjo veper eshte kryer nga pakujdesia, denohet me gjobe ose me burgim deri ne dy vjet.

Po kjo veper, kur ka shkaktuar pasoja te renda per shendetin ose rrezik per jeten e njerezve, denohet me burgim nga tre deri ne tete vjet. Pohimi i djeshem nuk ishte i ri;

Por ishte më i rëndi aman. Ne kuptim te ligjit penal dhe akteve te kryera ne gjithe keta muaj, ne gjithe keto jave te renda per cdo shqiptar!

Nuk mund te kaloj si nje gje e zakonshme, nuk duhet tja pranojme kerkujt si normalitet!

Eshte krim dhe i qarte;

Aq i qarte sa izolimi i presidentit ne Pallatin e Brigadave pa spjegim, sa zenia e pistes se Liqenit per me shume oksigjen, te gjitha veprime normale ne dijeni te njeriut apo njerezve te infektuar.

Por nese per vete mbrohesh e mbron, po per njerezit e zakonshem qe i fton e grumbullon, pa asnje mase mbrojtese, pse e mohon, pse i mashtron, pse i ve ne rrezik ata vete e familjet e tyre?! Nuk eshte politike kjo, ky eshte krim! Eshte shume me teper se ajo ditelindja VIP, fund e krye e ndaluar nga ligji;

Eshte me teper sepse kane qene takime edhe me te medha e disa te tilla, kudo lart e posht, pa i matur kujt temperaturen ke dera, as prej verteti e as si rrene”, shprehet Braçe. (TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ERJON BRAÇE/ Nuk është politikë, ky është krim moj zonja e marrëzive që Covid-in na i shite për heqje bajamesh
Previous article NË VIJËN E PARË TË LUFTËS/ Ansambli i Këngëve e Valleve surprizojnë mjekët e pacientët, koncert para Spitalit COVID 2 (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT