• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SPUTNIK V”/ Ja sa do kushtojë vaksina anti-COVID në Rusi do jetë falas
Home
Jetë

“SPUTNIK V”/ Ja sa do kushtojë vaksina anti-COVID në Rusi do jetë falas

25 November, 2020 s.autor Jetë

Mbështetësit financiarë dhe zhvilluesit e vaksinës ruse për koronavirus, Sputnik V, kanë thënë se dy dozat e nevojshme për vaksinim të një personi do të kushtojnë “më pak se 20 dollarë” në tregjet ndërkombëtare ndërsa në Rusi do të jenë falas.

Çmimi në tregun ndërkombëtar për Sputnik V është më i lirë sesa ai i vaksinave të rivalëve perëndimorë sikurse vaksina e prodhuar nga Pfizer, e cila kushton më shumë se 18 dollarë për një vaksinë.

Megjithatë, vaksina ruse është shumë më e shtrenjtë sesa ajo e prodhuar nga AstraZeneca, e cila në Europë do të shitet për 3 dollarë.

Fondi sovran i pasurisë në Rusi, ka thënë përmes një deklarate se Moska dhe partnerët e saj të huaj, kanë kapacitet që të prodhojnë më shumë se 1 miliard doza të vaksinës nga viti i ardhshëm, të mjaftueshme për të vaksinuar më shumë se 500 milionë persona.

Përmes një deklarate tjetër, Ministria ruse e Shëndetësisë dhe Qendra Kombëtare Gamaleya, e drejtuar nga shteti, kanë thënë se testimet e reja klinike tregojnë se vaksina Sputnik V ka qenë 91.4 për qind efektive në ditën e 28-të dhe mbi 95 për qind efektive në ditën e 42-të pas vaksinimit.

Këta trupa kanë thënë se 22,000 vullnetarë janë vaksinuar me dozën e parë dhe më shumë se 19,000 kanë marrë të dyja dozat.

Testimet janë duke u kryer edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe, Venezuelë dhe Bjellorusi, bazuar në deklaratë. Rusia ka qenë shteti i parë që ka miratuar vaksinën për koronavirus për përdorim të gjerë në publik, duke e regjistruar vaksinën Sputnik V në muajin gusht.

Vaksina, që tashmë e kanë marrë punëtorët shëndetësorë në Rusi dhe grupe tjera të rrezikuara, nuk është vlerësuar ende nga rregullatorët për ilaçe në Bashkimin Evropian.

Në kohën e përhapjes së madhe të infektimeve me koronavirus në pjesën më të madhe të botës, shpresat janë rritur meqë një mori vaksinash premtuese është thënë se do të jenë të disponueshme në pranverë të vitit të ardhshëm, derisa dozat e para do të prodhohen në muajin dhjetor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MORI POST TË RËNDËSISHËM NË NATO/ Mimi Kodheli zbulon emrin e socialistit të parë që e uroi
Previous article "DUHET TË BËHEN STUDIME TË THELLA"/ Sulçebe flet për COVID: Jemi larg kapjes së imunitetit të tufës sepse piku...

s.autor

Postime të ngjashme

KËSHILLAT QË JU DUHEN/ Si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit Jetë

KËSHILLAT QË JU DUHEN/ Si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit

VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru Jetë

VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru

FENOMEN I RRALLË/ Shkretëtira shndërrohet në ‘një qilim’ shumëngjyrësh Jetë

FENOMEN I RRALLË/ Shkretëtira shndërrohet në ‘një qilim’ shumëngjyrësh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT