Mimi Kodheli pa asnjë diskutim është një nga politikanet shqiptare më të suksesshme, e cila ka mbajtur disa pozicione të rëndësishme në karrierën e saj.
Dy ditë më parë, me unanimitet të plotë votash, Mimi është zgjedhur në postin e Zëvendëspresidentes së Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO). Ky është një vlerësim që i bëhet pasi ajo është e para shqiptare që merr një pozicion të tillë.
Ajo vetë ka publikuar një foto në rrjetet sociale lidhur me konferencën e organizuar ku i pranishëm ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Mimi Kodheli foli sot në ‘Wake Up’ për këtë eksperiencë të rëndësishme në karrierën e saj. E pyetur se kush ishte personi i parë nga Partia Socialiste që e uroi, Mimi Kodheli u përgjigj shkurt: “Gramoz Ruçi”.
Ndërsa e pyetur kush nuk e uroi, Kodheli nuk dha një emër, por theksoi: “Kam pasur në celularin tim mbi një mijë mesazhe, për të mos folur për Facebook dhe rrjetet e tjera sociale. I përulëm gjithkujt që më ka uruar me sinqeritet”.


