Këshilltari i kryeministrit Rama, Endri Fuga i ka kujtuar opozitës, të drejtuar nga Lulzim Basha që të marrë shembull nga opozita në Greqi për të bërë të mundur fitimin e “luftës” me Covid-19.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Fuga sjellë shembullin e Opozitës në Greqi, teksa i drejtohet Bashës me fjalët:
“Jo akuza, por mbeshtetje. Jo percarje, por bashkim. Jo baltosje, por respekt,” shkruan Fuga në statusin e tij.
Pak orë më parë, lideri i opozitës në Greqi, Alexis Tsipras ofroi bashkëpunimin me qeverinë helene për të përballur koronavirusin.
Në apelin e tij, Tsipras tha se duhet të mbështetet qeveria në këtë luftë në mënyrë thelbësore, duke marrë iniciativa për të adresuar këtë gjendje tragjike dhe dramatike.