• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TJETËR PARTI? Paralajmerimi i Endri Shabanit: Të shtunën do të japim detajet
Home
Politikë

TJETËR PARTI? Paralajmerimi i Endri Shabanit: Të shtunën do të japim detajet

23 November, 2020 F.autor Politikë

Ajo që nisi si nisma “Thurje”, tashmë mund të konsolidohet në një parti politike. Edhe pse nuk preferoi ta quante parti, drejtuesi i kësaj nisme Endri Shabani në një intervistë për Report Tv deklaroi se këtë të shtunë do të zhvillohet një aktivitet publik ku do shpalosin një plan për zgjedhjet e ardhshme.

Ndër të tjera ai ka shprehur dëshirën për tu angazhuar më shumë në vendimarrje

“Personalisht më pëlqen të flasë për idetë. Këtë të shtunë do të kemi një aktivitet publik ku do shpalosim një plan për pjesën e zgjedhjeve. Ne duam të marrim pjesë në qeverisje dhe këtë e kemi bërë përmes Shoqërisë Civile ndërsa tani do e bëjmë me pjesën e partisë politike. Me Rudina Hajdarin kemi bashkëpunuar në kuadrin e përfaqësueses në Këshillin Politik. Ne kemi menduar që të vazhdojmë këtë bashkëpunim duke parë se si mund të kontribuojë gjithësecili. Kemi vendosur që të mos kemi asnjë person që ka marrë pjesë në qeverisjen e vendit deri më tani. Ka qenë një bashkëpunim mes shoqërisë civile dhe një personi politik. Darka me ambassadoren Yuri Kim ishte një darkë informalitet. Nga jashtë ne nuk po ndryshojmë dot asgjë ndaj duhet që të angazhohemi më shumë në politik. Kanë ndërtuar një sistem që është antidemokratik.

Personalisht kam një neveri për mënyrën se partitë politike veprojnë si çeta ushtrie. Nuk ka për të ndodhur asnjëherë që ne të na përdorin politikisht për të sulmuar njëri-tjetrin. Këtu nuk ka alternativë, pasi në Shqipëri funksionon qeveria më e keqja më e vogël. Këtu nuk ka alternativë. Politika është përfaqësi, parlamenti ka 140 deputetë. Unë besoj që ka shumë qytetarë që nuk përfaqësohen në parlament. Nëse ne arrijmë që qytetarët të kenë një përfaqësi në parlament, edhe në kuadrin e deputetit të opozitës. Nuk do të bashkëpunojmë me asnjë prej partive politike aktuale” – tha Shabani.

Duke folur për organizimin e nismës “Thurje”, Shabani deklaroi se nuk do të funksionojë në formën e partive të tjera politike me struktura të ndara por si një grup të rinjsh për të diskutuar idetë e gjithësecilit.

Ai foli dhe për pjesën e financimeve për të cilën tha se janë ambasadat amerikane e zviceriane por edhe kontribute nga qytetarët.

“Ne kemi parë që të rinj të cilët kishin një shpresë për vendin kanë zhgënjyer duke qëndruar nën ndikimin e pushtetit. Të gjithë njerëzit mendojnë se të gjithë që do vijnë do të jenë të njëjtë. Nuk duhet të themi që nuk ka një zgjidhje më të mirë. Pavarësisht këtyre zhgënjimeve, unë besoj që ka hapësirë për të rinj apo njerëz të përgjegjshëm që të angazhohen në politik. Ne nuk kemi në plan që të kemi në formët e partive që kanë filiale. Do të operojmë me grupe të rinjsh ku veprojnë kryesisht online dhe diskutojnë ato idetë që kanë. Organizon si një grup idesh. Për financimin, ne jemi financuar nga disa ambasada të huaja, amerikane dhe zviceriane.

Ne kemi hapur një llogari online që janë futur dhe kanë dhënë kontributin e tyre, mund të shihni të gjithë ata që kanë dhuruar. Ne nuk kemi ndërmend të zëvendësojmë Metën, Bashën apo Ramën. Kemi një vizion të shpalosur. Çfarëdo që të bëjmë, ne nuk mund të konkurrojmë ata që për 30 vite kanë vjedhur shqiptarët. Nuk kemi plan për të ndërtuar strukturat e partive politike. Në fund të ditës ne besojmë që e keqja ka ardhur nga kryetarët e partisë. Nuk kam një numër të plotë të gjithë anëtarëve. Kemi 12 grupe në Shqipëri, 15 grupe në Diasporë. Kemi një platformë online me 2500 pjesëmarrës” – tha Shabani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇDO DITË PJESË E EKRANIT/ Ky është padyshim stili "alla" Bora Zemani (FOTOT)
Previous article RRITJA E FRIKSHME E NUMRIT TË VIKTIMAVE/ Mesazhi i fortë: Peshoni çdo veprim, mos i hapni rrugë VIRUSIT që...

F.autor

Postime të ngjashme

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

RAMA VIZITË NË SHBA/ Merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së Politikë

RAMA VIZITË NË SHBA/ Merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT