• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
PROJEKTI/ Ja kur përfundon Unaza e Madhe e Tiranës
Home
Ekonomi

PROJEKTI/ Ja kur përfundon Unaza e Madhe e Tiranës

22 November, 2020 F.autor Ekonomi

E projektuar si ide që në vitet 80’, kur kryeministër i Shqipërisë ishte Adil Çarcani, Unaza e Madhe e Tiranës nisi ndërtimin në vitin 1996 me segmentin rrugor Pallati me Shigjeta-Sheshi Shqiponja.

“Nga viti 1996 deri më tani është bërë vetëm një segment i Unazës së Madhe”.

Segmenti i parë që përfundoi me standardet të një rruge të kategorisë A, janë 13.5 kilometrat nga Farka te rrethrrotullimi i TEG deri te Pallati me Shigjeta. Sot po punohet intensivisht në 5 kantierë të Unazës së Madhe dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku beson se rruga që lidh Farkën me Shkozën dhe Maternitetin e Ri prej 5.5 kilometrash hapet në fund të Janarit edhe pse kontrata ka si afat prillin e vitit të ardhshëm.

“Na është thënë që parashikohet që ta dorëzojnë para përfundimit të Janarit pasi ndodhen në të vërtetë në detajet e fundit. Pra në këto momente kemi punime në trotuare, në mbjellje pemësh. Faktikisht punohet në 5 pika. Kantieret po ecin që të gjitha me ritme shumë në kënaqshme”.

Në këtë pjesë të Unazës, sfidat e punimeve kanë qenë të shumta, sidomos sa i përket shpronësimeve.

“Ne kemi shumë të kujdesshëm qoftë për periudhën e akomodimit të tyre, përmes bonusit të qirasë, legalizimit të atyre shtëpive, për të pasur mundësi që ata të merrnin shpronësimin”.

Punimet në rrethrrotullimin “Shqiponja” të cilat përfshijnë të gjithë pjesën e segmentit 2.3 kilometra të gjatë që nis nga Pallati me Shigjeta janë me 3 turne. Ka përfunduar puna për ndërtimin e 4 tuneleve nëntokësore, ndërsa pas 3 muajve, disa tunele do të hapen për të lehtësuar kalimin e automjeteve në këtë zonë.

“Shumica prej tyre kanë mbaruar, pritet që të nisë ndërtimi i tunelit 5. Për 3 muaj një pjesë e tuneleve do të bëhen të aksesueshme, jo të gjitha, pasi ne do të spostojmë trafikun dhe do të ndryshojmë rrjedhën e trafikut disa herë”.

Kur nënkalimi të hapet, sistemi i trafikut do të menaxhohet nga një qendër elektronike.

“Do të ketë një qendër të dedikuar menaxhimi të trafikut, nëntoka e sheshit Shqiponja”.

Autoritetet janë në fazën e projektimit të dy segemnteve të fundit që plotësojnë Unazën e Madhe të Tiranës: pjesën nga Rrethrrotullimi “Shqiponja” te Bulevardi i Ri dhe aksin nga Bulevardi i Ri në Shkozë. Në këtë aks parashikohet të ndërtohen vepra arti dhe rrugë dytësore të cilat do të lidhin unazën me zona të tjera të kryeqytetit.

“Në pikën ku këto dy segmente do të bashkohen, sot besoj që projektuesit ndodhen para një sfide. Sepse bashkohen në pikën e ndërtimit të bulevardit të ri. Jo më vonë se Marsi i 2021, ne na duhet që ta hapim garën për konstruksionin e të dyja këtyre segmenteve.”

Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë, e cila do t’i kushtojë në total buxhetit një vlerë prej 373 milionë eurosh. Përfundimi i saj në vitin 2023 lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjithë rrugët dalëse kombëtare.

“Quhet Unaza e Madhe e Tiranës, por ka shumë lidhje me të gjitha rrugët hyrëse të kryeqytetit. Pra të gjithë ata që do të vijnë në të ardhmen nga verilindja e vendit përmes rrugës së Arbrit do të aksesojnë këtë Unazë të Madhe. Pastaj, për të shkuar në çdo pikë të qytetit, e njëjta gjë ndodh autostradën Tiranë-Elbasan, po ashtu me autostradën Tiranë-Durrës”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPEKTAKËL NË "SAN SIRO"/ "Zikaltërit" mposhtin me "POKER" Torinon, Lukaku "HERO" me dopietë
Previous article LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Inter-Torino. Rezultati 4-2

F.autor

Postime të ngjashme

SHPËRBLIMI I PENSIONISTËVE/ Qeveria zbardh listën: Ja 11 kategoritë që marrin bonusin në korrik Ekonomi

SHPËRBLIMI I PENSIONISTËVE/ Qeveria zbardh listën: Ja 11 kategoritë që marrin bonusin në korrik

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025 Ekonomi

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike Ekonomi

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT