• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROBLEME ME FRYMËMARRJEN DHE LODHJE…/ Mjekët: Ja kur duhet t’i riktheheni aktivitetit fizik pas infektimit me Covid
Home
Jetë

PROBLEME ME FRYMËMARRJEN DHE LODHJE…/ Mjekët: Ja kur duhet t’i riktheheni aktivitetit fizik pas infektimit me Covid

21 November, 2020 s.autor Jetë

Një studim i publikuar në New York Times, ka trajtuar situatën fizike të njerëzve pasi kalojnë Covid-19. Mjekët që kanë marrë pjesë në studim kanë vërejtur se shumë paciente që përpiqeshin t’i ktheheshin aktivitetit të mëparshëm, kishin vështirësi në frymëmarrje dhe lodhje ekstreme.

Gjithashtu këto vështirësi ishin parë dhe tek pacientë mjaft të shëndetshëm dhe të aftë fizikisht, përpara se të infektoheshin me Covid-19. Edhe nëse kishin simptoma të lehta gjatë infektimit, përsëri, situata fizike post-covid ishte e vështirë.

Njerëzit që kanë patur një aktivitet të rregullt fizik përpara infektimit me Covid-19, duhet të marrin disa masa përpara se të ushtrohen përsëri:

Mos u ushtroni nëse jeni ende i/e sëmurë

Mos ushtroni nëse keni simptoma aktive, duke përfshirë ethe, kollë, ose dhimbje gjoksi.

Rikthehuni ngadalë në aktivitetin fizik

Edhe nëse keni pasur vetëm simptoma të lehta, pa dhimbje gjoksi apo pa temperaturë, duhet të prisni derisa të keni të paktën shtatë ditë pa simptoma para se të ktheheni në stërvitje. Filloni me vetëm 50% të intensitetit normal. Rekomandohet një kthim gradual, hap pas hapi dhe i ngadalshëm në aktivitetin e plotë.

Ndaloni ushtrimet nëse simptomat kthehen

Nëse pas kthimit në aktivitetin fizik ju kthehen simptomat, duke përfshirë dhimbje gjoksi, ethe, rrahje zemre të shpejta duhet të vizitoni një mjek.

Testohuni

Nëse keni simptoma të ftohjes ose gripit, testohuni për Covid-19 para se t’i ktheheni stërvitjes. Nëse mendoni se mund të keni pasur Covid-19, një test mund t’ju ndihmojë ju dhe mjekun tuaj të merrni vendime për kthimin e sigurt në stërvitje.

Edhe nëse nuk jeni diagnostikuar kurrë me Covid-19, kini kujdes dhe kushtojini rëndësi mënyrës se si ndiheni. Shumë njerëz me Covid-19 nuk e dinë se e kanë, ose kanë simptoma të përgjithshme si shqetësime të lehta, lodhje ose dhimbje të muskujve. Prandaj tani më shumë se kurrë duhet ta dëgjoni trupin tuaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GRUAJA ME MOLLZAT MË TË MËDHA NË BOTË/ Ja si dukej ajo para operacioneve: Dua të bëj një rritje... (FOTOT)
Previous article VALLE DHE PERQAFIME/ Meta dhe Kryemadhi THYEJNË masat anti-COVID për ditëlindjen e...Bes Kallakut (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine Jetë

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet Jetë

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT