26 vjeçari Sabah Nuzi është arrestuar nga Policia e Matit pasi është dënuar për disa vepra të ndryshme penale, ndërsa gjykata kishte dhënë për të masën e sigurisë “Arrest me burg” në mungesë.
Sipas Policisë, është kapur dhe ndaluar shtetasi i shpallur në kërkim Sabah Nuzi, 26 vjeç, banues në Burrel.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi në datë 01 shtator 2020, në qytetin e Burrelit, pas një konflikti për motive të dobëta dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe kanosur një 26 vjeçar.
Për shtetasin e lartëpërmendur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese e municioneve”, “Kanosje” dhe “ Prishje e qetësisë publike”.
Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë Mat për veprime të mëtejshme.


