Një 46 vjeçar ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një vajzë të mitur.
Pas denoncimit, policia ka vënë në pranga V. M., banues në Pojan të Fierit.
Sipas njoftimit të policisë, 46-vjeçari kishte dy muaj rresht që përndiqte një 15-vjeçare.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan shtetasin V. M., 46 vjeç, banues në Pojan, Fier, pasi në mënyrë të vazhdueshme, për 2 muaj, ka përndjekur një shtetase 15-vjeçare.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


