• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA NDAJ PASTRIMIT TË PARAVE/ Di Maio: Korrupsioni pengesë për zhvillimin e vendit, ju ofrojmë eskpertë ligjorë
Home
Politikë

LUFTA NDAJ PASTRIMIT TË PARAVE/ Di Maio: Korrupsioni pengesë për zhvillimin e vendit, ju ofrojmë eskpertë ligjorë

20 November, 2020 s.autor Politikë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Luigi Di Maio ndodhet në Shqipëri për një vizitë institucionale. Di Maio po zhvillon takim me autoritetet shqiptare, ndërsa aktualisht ndodhet në një tryezë me Ministren shqiptare të Drejtësisë, Etilda Gjonaj, me temë “Lufta kundër korrupsionit dhe reforma në drejtësi si një shtysë për rritjen ekonomike të Shqipërisë”.

Kryediplomati Di Maio gjatë fjalës së tij në këtë tryezë theksoi se Shqipëria mund të mbështet tek Italia. “Korrupsioni është një pengesë për zhvillimin e vendit. Korrupsioni modern përshkon edhe rrugë të reja. Italia është udhëheqëse në luftën ndaj korrupsionit. Italia është e vetëdijshme për faktin se ndodhet përballë një sfide dhe sigurish që korrupsioni rrit më tej edhe pabarazinë, rrit largimin e kapitaleve të inteligjencës”, tha kryediplomati italian.

Më tej ai shtoi se “kriza aktuale e thelluar nga pandemia mund të prodhojë efekte negative dhe kjo përbën rrezik. Lufta ndaj korrupsionit gjatë emergjencave ka humbur disi rëndësinë. Ne jemi të angazhuar të forcojmë më tej luftën ndaj korrupsionit duke hartuar strategji. Korrupsioni lidhet me pastrimin e parave”.

Gjatë fjalës së tij ai theksoi se Itali është gatshme të ndajë përvojën për të luftuar korrupsionin. “Shqipëria dhe Italia kanë dialoguar në kuadër të projekteve shumëpalëshe. Theksoj bashkëpunimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë Italianë”, u shpreh ai.

Gjithashtu bëri të ditur se ekspertë të jurisprudencës së Italisë do të kontribuojnë në përmirësimin e legjislacionit në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsonit dhe pastrimit të parave.

“Pandemia ka ngadalësuar edhe përpjekjet për ta luftuar korrupsionin. Ne jemi të angazhuar edhe në kuadër të OSBE të luftojmë më shumë korrupsionin duke hartuar strategji efektive. Shqipëria dhe Italia kanë bashkëpunuar shumë, si në nivel dypalësh ashtu edhe shumëpalësh. Ne do ta mbështesim Shqipërinë edhe në këtë sfidë, kjo e lidhur ngushtë edhe me mbështetjen tonë të madhe për rrugëtimin tuaj në Bashkimin Evropian. Shqipëria dhe Italia ecin bashkë. Të gjithë bashkë mund të shohim me besim drejt BE-së”, tha Di Maio.

Di Maio, sipas agjendës së njoftuar nga Farnesina do të takohet sot me presidentin Ilir Meta dhe me kryeministrin Edi Rama.

Fjalimi i ministres Gjonaj

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në fjalën e saj në tryezën e rrumbullakët të zhvilluar sot në Tiranë, u shpreh se reforma në drejtësi ka shënuar gjithashtu pikën e kthimit në drejtim të intensifikimit të përpjekjeve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar përmes krijimit të Prokurorisë së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

“Kjo strukturë së bashku edhe me BKH-në e cila po rekruton hetuesit dhe policët gjyqësore ka filluar të japë rezultate konkrete në hetimin e zyrtarëve të lartë në Shqipëri, përfshirë këtu edhe zyrtarë nga radhët e gjyqësorit dhe Prokurorisë, duke krijuar kështu baza të shëndosha në drejtim të forcimit të track record të hetimeve. Në këto procese shumë të rëndësishme të ngritjes së një sistemi gjyqësor të pavarur, në respekt të kuadrit aktual kushtetues dhe ligjor për pavarësinë e gjyqësorit, Qeveria Shqiptare ka ofruar të gjithë mbështetjen e duhur në plotësimin e të gjithë nevojave për kapacitete, si njerëzore, ashtu edhe financiare”, tha Gjonaj.

Ministrja shtoi se “në kuadër të luftës kundër korrupsionit, Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Drejtësisë në cilësinë e Koordinatorit Kombëtare Kundër Korrupsionit kanë ndërmarrë një mori masash për të rritur transparencën, për të luftuar korrupsionin në disa nivele. Kjo është arritur me një sërë masash parandaluese duke përfshirë edhe ofrimin tashmë të 759 shërbimeve online,duke shmangur kontaktet në sportele,ashtu edhe përmes marrjessë masave parandaluese,në drejtim të forcimit të kulturës së integritetit në administratën publike, ku vlen të përmenden këtu, miratimi i Planit të Integritetit të Ministrisë së Drejtësisë dhe Metodologjia e Vlerësimit të Riskut të Integritetit në organet e qeverisjes qendrore”.

Lufta ndaj pastrimi të parave, Di Maio: Korrupsioni pengesë për

Siaps saj, një aktor i rëndësishëm në ndërgjegjësimin e qytetarëve në luftën kundër korrupsionit janë partnerët ndërkombëtarë, organizatat e shoqërisë civile, komunitetin e biznesit, dhomat e huaja të tregtisë, media me të cilat kemi bashkuar forcat dhe po bashkëpunojmë në realizimin e javës së integritetit në këtë dhjetor, për të dytin vit radhazi.

“Jemi modestisht besimplotë se jemi në rrugën e drejtë në luftën tonë kundër korrupsionit dhe me konsolidimin e rezultateve të reformës në drejtësi. Natyrisht në këtë drejtim, bashkëpunimi me partnerin tonë strategjik Italinë ka një vlerë jo vetëm simbolike, por edhe praktike, përmes shkëmbimit të përvojave midis institucioneve tona dhe forcimit të bashkëpunimit të krijuar deri tani. Këto angazhime të përbashkëta i shërbejnë padyshim përmirësimit të standardeve të shërbimeve të ofruara ndaj qytetarëve shqiptarë dhe atyre italianë që kanë zgjedhur të jetojnë në Shqipëri, e njëherësh, edhe përmirësimit të klimës së biznesit dhe tërheqjes së investimeve të huaja të drejtpërdrejta. Në përfundim, më lejoni të shpreh edhe njëherë angazhimin maksimal të Ministrisë së Drejtësisë, por edhe të Qeverisë Shqiptare për të bashkëpunuar fuqimisht me autoritetet italiane në përparimin e reformave themelore, si ajo në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit, të cilat janë jetike për perspektivën evropiane të vendit. Jemi të lumtur që në punën dhe përpjekjet tona të vogla e të mëdha drejt përmbushjes së kësaj perspektive, një mik i paçmuar si Italia na qëndron kurdoherë në krah”, tha Gjonaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FUNDI KA QENË MË I TMERRSHËM"/ Anxhela Peristeri rrëfen eksperiencën e saj me Covid-19
Previous article COVID-19/ Infektohet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu

s.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT